Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinën e detyrueshme 21 ditore për çdo person që infektohet me virusin e lisë së majmunëve. Ky vendim i autoriteteve shëndetësore belge vjen pasi u regjistruan tre raste në vend.
Të parat u regjistruan të premten dhe janë të lidhura me një festival në qytetin e Antëerp. Ndërkohë është paralajmëruar që të ketë rritje të rasteve me linë e majmunëve në Britaninë e Madhe gjatë 2-3 javëve të ardhshme, shkruan Daily Mail.
Sipas shifrave, lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë virale që vret rreth 10% të njerëzve që godet. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.
Lia e majmunëve, më e zakonshme në perëndim dhe qendër të Afrikës, shkakton sëmurje të lehtë, të karakterizuar me temperaturë dhe puçra në trup. I identifikuar fillimisht në majmunë, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës. Shkencëtarët nuk presin shpërthim sikurse të koronavirusit, sepse ky virus nuk përhapet lehtë sikurse SARS-COV-2.
A.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2912
Lajme të tjera
-
Lija e majmunëve, Ministrja e Shëndetësisë: Mbërrijnë testet e para në vend, do kryhen në ISHP
27 Qershor, 11:08
-
OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një 'emergjencë globale'
23 Qershor, 12:38
-
Konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunëve në Serbi
17 Qershor, 17:27
-
Arrestohet dentistja shqiptare në Belgjikë, dyshohet se vrau të fejuarin e saj pak ditë para dasmës
14 Qershor, 13:06
-
Atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandro Noga! Ishte nisur për në Shqipëri! Policia: I përfshirë dhe një tjetër
14 Qershor, 12:45
-
‘Ishte tullac dhe trupmadh’, flasin dëshmitarët e atentatit ndaj Erion Hasanbellit në Belgjikë! U qëllua me 6 plumba pas shpine para një hoteli
13 Qershor, 09:28
-
Qëllohet me 6 plumba në Belgjikë Erion Hasanbelliu, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri! Autor dyshohet Kasandro Noga, në hasmëri me 43-vjeçarin
12 Qershor, 22:05
-
Belgjikë/ Shqiptari plagos me armë zjarri një person, kush është Kasandro Noga, personazh i njohur i botës së krimit
11 Qershor, 22:46
-
Lija e majmunëve, konfirmohet rasti i parë në Greqi
8 Qershor, 22:53
-
OBSH konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende
5 Qershor, 15:43
-
Kosovë/ Dyshohet për një rast të infektuar me linë e majmunëve
4 Qershor, 11:17
-
Sonte përballja Belgjikë-Holandë, Courtois mungesë e sigurt! De Bruyne kundër Ligës së Kombeve: Jemi të lodhur
3 Qershor, 11:27