TIRANE - Ekipi i Flamurtarit këtë edicion ka zhvilluar një merkato mjaft cilësore duke afruar në gjirin e tij disa nga futbollistët më të mirë që janë në qarkullim në Shqipëri. Kështu, presidenti i ekipit kuqezi, Shpëtim Gjika ka afruar Ilion Likën, Erjon Dushkun dhe Dragoin deri tani, teksa jemi në mesin e merkatos së verës, pasi ka edhe shumë kohë deri në mbyllje. Blerja më e goditur vlerësohet Lika, pasi është një nga gardianët më të mirë të kampionatit vendas. Në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’, Lika rrëfen planet për të ardhmen, por edhe historinë e divorcit me ekipin e Tiranës.
Ilion si ndiheni te ekipi i Flamurtarit?
Flamurtari është një nga ekipet me traditë në futbollin shqiptar dhe është nder për mua që vesh fanellën kuqezi. Vendosa të vij në Vlorë pas këmbënguljes së drejtuesve të ekipit, tani shpresoj që të justifikoj besimin dhe të mbaj portën sa më shumë minuta të paprekur.
Pas tre edicionesh në radhën e pretendentëve për të fituar kampionatin, a mendoni se këtë herë Flamurtari do të triumfojë?
Nuk ka asnjë arsye që të mos ndodhë një gjë e tillë, pasi grupi është mjaft cilësorë me blerje e fundit që janë realizuar nga presidenca. Po punojmë fuqishëm së bashku me trajnerin që ky të jetë edicioni i Flamurtarit në të dy kompeticionet, kampionat dhe kupë.
Në optikën tuaj, a ka nevojë ekipi për afrime të tjera, apo grupi është plotësuar?
Më mirë se unë përgjigjen për këtë pyetje e di stafi drejtues me trajnerin në krye, por unë mendoj se ekipi është i plotë dhe gati për diktat këtë edicion.
Përvec Skënderbeut, çfarë mendoni për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin?
Parashikoj një edicion shumë të fortë, pasi janë disa ekipe që luftojnë për titullin kampion. Nuk do të fokusohesha vetëm te Skënderbeu, pasi Partizani po bën një ekip të fortë, Kukësi po tregon edhe në Evropë që është konkurent i denjë. Ndërsa Tiranën nuk e shoh të rivalizojë për titull, pasi ka shumë probleme me financat dhe me stafin.
Ndalemi te Tirana, çfarë po ndodh me 24 herë kampionët e vendit?
Tirana është shumë larg viteve të arta, pasi po vuan nga financat dhe keq menaxhimi. Edicioni i fundit i nxori në pah të gjithë problemet që ka ky ekip duke sjellë edhe shpërbërjen në fund. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë rrezikojnë shumë këtë edicion.
Kush janë faktorët e dërguan Tiranën në këtë gjendje?
Përvec financave që janë problemi kryesor një tjetër faktor që solli rrënimin e Tiranës është edhe fakti që ekipi aktualisht është mbushur me djemtë e baballarëve. Ka shumë futbollistë që nuk e meritojnë të luajnë për atë ekip, më vjen keq, por Tiranës i ka mbetur vetëm emri dhe asgjë tjetër.
Në çfarë faze është procesi i likuidimit të klubit për pagat e prapambetura?
Ekipin e kam hedhur në gjyq dhe pres drejtësi, kam 7 paga mujore pa marrë dhe dy vitet e kontratës për të cilat kërkoj paratë një më një, pasi kontrata u zgjidh në mënyrë të njëanshme nga Tirana dhe jo nga unë.
Përsa i përket hetimeve për trukimin e ndeshjes me Alesundin që ju akuzoi Nevil Dede para pak javësh çfarë komenti keni?
Kjo një histori marrëzie e krijuar nga Dede, pasi nuk ka asgjë të vërtetë. E gjitha u sajua, pasi dolën në protestë para bashkisë së Tiranës për pagat e prapambetura. Unë jam i hapur për hetime në cdo moment, Dede nëse ka prova le ti dërgojë në prokurori dhe drejtësia të zbardhë të vërtetën. Megjithatë përpara se të akuzohem unë, apo pjesa tjetër e ekipit për trukimin e ndeshjes me Alesundin mendoj që duhet të hetohet Nevil Dede për humbjen e thellë të Shqipërisë përballë Rumanisë me rezultatin 6-1 ku Dede ka qenë protagonist në fushë.
Në fund dua t’ju bëj një pyetje në lidhje me prezencën tuaj në ekipin kombëtar të futbollit, pasi ka munguar në vitet e fundit, nuk keni pasur ftesë apo nuk keni pranuar?
Kjo është një temë për të cilën nuk dua që të flas, duke qenë se jam një futbollist që kam luajtur me disa ekipe brenda dhe jashtë vendit dhe të gjithë më njohin për aftësisë që zotëroj le të gjykojë vetë publiku për mungesën time në kombëtare.
/Shqiptarja.com