Lily Allen ofendohet
për videon “topless”

Lily Allen ofendohet<br />për videon “topless”
Këngëtarja Lily Allen dhe Katie Hopkins, e cila është gazetare për Revistën OK kanë patur një grindje në rrjetin social Twitter.

Lily ka hedhur në rrjetin social “Twitter” një video ku pozon topless me një palë pantallona që i vijnë deri në gjunjtë e saj pasi ka promovuar albumin “Sheezus”.

Por, për këtë ka marrë një reagim të pakëndshëm nga Katie Hopkins e cila e nis replikën duke i shkruar “një mama e shkurtër me pantallona të mëdha”.

lily allen

Lily Allen replikon duke i shkruar “ju jeni një revistë e panevojshme dhe nuk i shërbeni njerëzimit” dhe më pas ka gjetur një foto të gazetares në të cilën i ishte grisur xhaketa dhe ia ka shpërndarë në Twitter.

Replikat e tyre kanë vazhduar deri në ofendime dhe është mbyllur me replikën e fundit të këngëtares pasi Katie iu ka drejtuar duke i thënë “fëmijët e tu do të pyesin kush është në këtë video”.

Nuk është hera e parë që Lily dhe Katie kanë replikuar së bashku në Twitter duke ofenduar njëra tjetrën.
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)