Limaj: Takimi me Metën ishte
privat, jo për negociata pajtimi

Limaj: Takimi me Metën ishte<br />privat, jo për negociata pajtimi
PRISHTINË - Deputeti kosovar, Fatmir Limaj ka sqaruar në Facebook, takimin që ka zhvilluar me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ditën e djeshme në Prizren. Media kosovare kishte shkruar se kryeparlamentari i Shqipërisë.
 
Ilir Meta ka negociuar në Prizren me deputetin Fatmir Limaj për t’i ulur “gjakrat’ në mes të konfliktit me Hashim Thaçin, por këto lajme janë përgënjeshtruar nga vetë ish- nënkryetari i parë i PDK-së, Limaj.
 
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, takimi me Metën ka qenë privat dhe nuk është biseduar në asnjë moment për atë që është raportuar në media.
 
“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinonit publik ju njoftoj se Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im Ilir Meta ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjygjësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siq është spekuluar në media, përveq se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju. Shfrytëzoj rastin ta falenderoj z. Meta për vizitën dhe urimet që mi ka sjell të shumë miqve nga Shqipëria, njëherit shpreh keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta keqinterpretoj”, ka shkruar Limaj.
 
fatmir limaj fb
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë