Limajt i vazhdon gjykimi, gjashtë lirohen

Limajt i vazhdon gjykimi, gjashtë lirohen
Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Proshtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm, njofton portali Koha.

Trupi Gjykues gjeti se për shkak të përgjegjësive të tyre komanduese gjatë luftës duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit. 

Ndërsa u liruan plotësisht nga të gjitha pikët e aktakuzës Behlul Limaj, Refki Mazreku,. Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi.

Limaj dhe nëntë ish- pjesëtarë të UÇK-së akuzoheshin për krime lufte.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet