Sikundër ishte bërë me dije edhe më parë, Oketa do të jetë kryetar deri në vjeshtën e këtij viti, kur do të mblidhet Kuvendi Themelues, nga ku do të dalin edhe emrat e drejtuesve, përfshirë këtu pozicionin e presidentit aktual Bamir Topi.
Oketa në emër të grupit nismëtar të përbërë nga: Andi Seferi, jurist; Edlira Gjoni, gazetare; Aleksandër Biberaj, politikan dhe Gazmend Oketa, deputet ka deklaruar se FRD do të jetë parti e spekstrit të djathtë.
“Fryma e re Demokratike vlerëson se është jetike që zgjedhjet në vitin 2013 të jenë të lira e të ndershme. Ajo vjen si përgjigje e nevojës që ka shoqëria shqiptare, si një shoqëri e lirë, por moralizimin e politiikës. Do të jetë një parti e hapur kombëtare, një parti e qytetarëve të ndershëm. Ajo do të shtrihet me strukturat e saj organizative në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të vendosë bashkëpunim me diasporën”, tha Oketa.
Sipas tij, partia e re drejtohet të gjithë shoqërisë shqiptare për mirëqënie ekonomike, demokraci funksionale, larg tutelës politike dhe tutelës korruptive. Grupi nismëtar ka shprehur shqetësimin e thellë për krizën që ka përfshirë ekonominë në vend.
Duke iu ofruar shtresës së mesme Oketa tha se, PD dhe PS nuk i kanë paraprirë zhvillimit të shoqërisë, por kanë mbetur prapa këtij zhvillimi dhe shtresa e mesme nuk ka përfaqësim të vërtetë politik.
“Mentaliteti i kësaj shtrese që nuk ka lidhje me të kaluarën e komuniste nuk përfaqësohet në programet e PD apo PS”, tha Oketa.
Do ketë emra të tjerë që do i bashkohen kësaj partie?
Jemi këtu për të prezantuar piketat, të cilat unë i parashtrova duke i bërë thirrje qyttarëve për t’iu bashkuar kësaj thirrje, pavarësisht faktit se ata janë qytetarë të thjeshtë apo deputetë. Çdo qytetar që gjen piketat e tij është i mirëpritur të bëhet pjesë e frymës së re demokratike.
Qëndrimi i kësaj partie në raport me qeverinë në parlament?
Në fjalën time, kisha një paragraf që thosha për zvhillimete krizës eknoike ku shpreha vullnetin maksimal për të dhënë kontributin në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Fryma e re demokratike do të prezantohet para qytetarëve shqiptarë me një frymë pozitiviste, me një frymë pro zhvillimit, progresit. Është e hapur të mbështesë iniciativat që vijnë në funksion të zhvillimit të jetës së qytetarëve shqitparë.
Kur do t’i bashkohet presidenti Topi?
Presidenti është deklaruar për pozicionin e tij, i cili deri në muajin korrik është në krye të shtetit. Për qëndrimin e mëtejshëm, pyesni presidentin.
Kur është kuvendi zgjedhor?
Grupi është ngarkuar të bëjë përgatitjet. Misioni i tij përfundon me kuvendin themelues që do mbahet në vjeshtën e këtij viti.
SIMBOLI
Stema e FRB-së ka formën e flakës së qiririt dhe përbëhet nga tri ngjyra, e verdhë, blu dhe bojë deti. Zyrat e Partisë gjenden në godinën përballë Parlamentit, në katin e katërt. Në ballkon spikat logoja dhe emri i Partisë “Fryma e re Demokratike".
(aq/shqiptarja.com)