Linda e projekteve dhe çunat e gjobave!

Linda e projekteve dhe çunat e gjobave!

Linda Rama

Në një letër drejtuar donatorëve, grupi parlamentar Berisha, kërkoi largimin e Linda Ramës nga projektet ndërkombëtare. Arsyeja; Është gruaja e kryeministrit. Ekspertiza e saj është e anshme.

Unë Lindën e njoh nga projektet. Me mentoroi në një moment të rëndësishëm profesional që u shndërrua nga sporadik në të qëndrueshëm, sajë këshillimit të saj.

Kur intervistoja shkrimtarët e shekullit, në Top Channel, ajo më pyeti si i siguroja fondet, duke pasur të qartë se një televizion privat nuk kishte luksin të mbulonte shpenzimet e programeve që nuk përktheheshin në përfitime materiale, por vetëm në të mira publike.

I tregova të vërtetën. Torturohesha duke kërkuar. Refuzohesha, kërkoja sërish, derisa realizoja me të ardhura minimale intervista unike.

Linda Rama më shpjegoi se nuk qe kjo rruga, ajo që bëja më konsumonte dhe dorëzonte, duke mos siguruar vazhdimësi. Duhej të shkruaja projekte dhe paraqisja idenë fantastike që kisha, treguar me fjalët e duhura dhe dërguar në vendet e duhura, ambasada, fondacione ndërkombëtare. Projektin e parë e shkroi vetë. Ajo HDPC-ja, që e pashë 20 vjet më pas, ta shënojnë si armike e popullit, mua më hapi një rrugë të panjohur.

Edhe ajo me probleme dhe refuzime, pasi nuk është e lehtë të bësh projekte në Shqipëri, kur pyetja retorike është: Po unë çfarë fitoj? Ministra e drejtorë që i duan për vete dhe fondet e publikimeve, janë në SPAK ose rrugës. Për median është e vështirë. Të dojë të krijojë narrativa të pavarura. Të dojë të ekzistojë. Për mua është e vështirë. Muri është më i fortë se koka.

Por Shqipëria po bën gati rrugën për të hyrë në Evropë. Tani e shumë më shumë, më pas, do të jenë projektet ato që do mësojnë qindra mijëra shqiptarë për Evropën që na pret.

Shumë gazetarë, youtuber, podcaster, videografe, do të përfshihen në garën e projekteve ndërkombëtare, për të mësuar dhe bërë të mësojnë më shumë për Evropën, ndjekësit e portaleve apo kanaleve tona në Youtube. Tani rruga është hapur. Sa më shumë të afrohet Evropa, aq më shumë financime do te ketë për ata që përfshihen në projekte evropiane.

Projekti im i parë, erdhi nga një mail i HDPC-së duke më uruar rrugë të mbarë në një garë drejt një botë tjetër profesionale.

Linda Rama nuk ma mësoi vetëm mua këtë rrugë, rrugën drejt garave ndërkombëtare, ku kishte hyrë vetë hershëm.

Ndaj vajza e gra të tjera, si unë, ngrenë zërin, duke shkruar për të sot, kur lexojnë se një grup parlamentar propozon dëbimin e saj nga projektet, ku mësoi të përfshihen qindra si ne. Duke iu hapur rrugën e tregjeve të reja dhe ndihmuar të rikrijojnë veten e të sfidojnë, ndonëse veç e veç, çunat e gjobave./dritare.net

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka