Linda Halimi: Djem martohuni me vajza të huaja
 

Linda Halimi: Djem martohuni me vajza të huaja<br /> 
 
Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, e cila po jeton në Amerikë kohëve të fundit, është entuziazmuar nga fakti se sa meshkuj shqiptarë janë të martuar me femra joshqiptare.
 
Linda, e cila është e martuar me reperin amerikan Big D, ka qenë vazhdimisht pjesë e debateve, për atë se pse ka vendosur të martohet me një të huaj dhe jo me një shqiptar. Por, tani ajo ka hedhur topin diku tjetër. Ajo ka inkurajuar djemtë shqiptarë të cilët sipas saj në Amerikë janë të shumtë që po martohen me femra nga nacionalitete tjera.
 
“Më vjen interesant fakti që brenda javës të qëndrimit në New York, në lagje kam takuar mbi 20 djem shqiptarë të martuar me femra të racave tjera jo shqiptare”. “Më gëzon fakti që jo të gjithë shqiptarët janë injorantë dhe ka nga ata që janë aq mendjehapur sa të mos e marrin kaq tragjikisht martesën me të huaj, por në fakt nuset e tyre janë afrikane, dominikane, aziatike, etj...bravo”, ka thënë Linda në rrjetet sociale.
 
(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot