Këngëtarja Linda Halimi ka realizuar këngën e saj të parë në gjuhën angleze.“Don’t ever leave me”, titullohet kënga e re e Lindës, e cila është publikuar në YouTube të martën në mbrëmje . Ka qënë vet këngëtarja kosovare ajo që është shprehur shumë e emocionuar rreth realizimit të kësaj kënge. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Linda ka thënë se, “ kënga për herë të parë do të dëgjohet edhe në ITunes”.
Linda së shpejti pritet ta lërë karrierën në Kosovë dhe ta vazhdojë atë në Amerikë.

SU/ Shqiptarja.com