Kreu u Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka takuar ka prezantuar historinë e Linda Legisit, sipërmarrëses së fazonerisë që as nuk u ankua dhe as nuk i la pa rroga punonjeset e saj gjatë pandemisë siç bënë shumë biznese në vendin tonë.
"Ishte kënaqësi ta vizitoja Lindën në shtëpinë e suksesit të saj të ndershëm. Gjatë pandemisë, ajo nuk kërkoi “paga lufte” sepse biznesi i saj vazhdoi: “Paratë të shkojnë diku tjetër, aty ku ka vërtet nevojë,” tha, ndërsa gratë dhe vajzat e saj i pagoi me kontratat e punës që nuk u ndalën. Ashtu siç përpiqet të kujdes", shkruaj Veliaj.
Linda gjatë takimit ka treguar se si ka hyrë në këtë indrustri e si e ka realizuar ëndrrën për t'u bërë sipërmarrëse.
“Janë më shumë sesa punonjëse. Janë nëna dhe vajza. Kanë familje. Kanë probleme. Një nga kënaqësitë e punës është kur arrij t’i ndihmoj.
Në këtë industri e kam nisur si përkthyese. Pak nga pak nisa të mësoj për punën në fushën e konfeksioneve. Në një moment, më ofruan të bëhesha bashkëpunëtore: Në vitin 1992 fillova, duke realizuar dëshirën time për të qenë e zonja e vetes dhe për punësuar të tjerë. Sot janë 167. Kam qenë edhe drejtuese e Shoqatës së Konfeksioneve. Nuk ka qenë aspak e lehtë, si grua dhe si nënë.
Në takime me politikanët përcjell vetëm shqetësimet që ka industria jonë. Ndërsa politika dua të bëjë gjëra konkrete
.jpg)
.jpg)
Erion Veliaj dhe Linda Legisi
Komente












vajze e mrekullueshme
PërgjigjuEdhe Shegani i mrekullueshem, perfect couple