Linda Rama mesazh gruas së presidentit ukrainas, Olena Zelenska: Jemi me ju, deri në fund

TIRANË- Mbështetje të pakursyer ka shprehur bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.

Nëpërmjet një videomesazhi, Linda Rama i sjell në vëmendje luftën në Kosovë dhe përjetimin e diktaturës së Enver Hoxhës, ndërsa thotë se Ukraina po i jep botës një shembull rezistence.

Linda Rama thekson se admiron qëndrimin e Olena Zelenska dhe të fëmijëve të saj pranë bashkëshortit dhe e siguron se populli shqiptar është me ta.

"Shumë e dashur Olena,Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë  e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.

Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta.  Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi. 

Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, njê shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.

Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten. 

Shumë e dashur mike e panjohur, Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t'ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t'i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë. Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund", ka thënë ajo në mesazh. 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 14/03/2022 16:59

    "koment prekës dhe dinjitoz,si gruaja gruas,si nëna nënës!.Bravo zonja Basha,na nderove!"... E thashë më në fund! Fitoj ndonjë gjë unë!???

    Përgjigju
  • Zvicerani: 13/03/2022 13:22

    Kjo vjedh sa mund projektet e huaja ne arsimin profesional. Aktualisht po rruan zviceranet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/03/2022 09:26

    A thua se qfar dreqi e ka kap për fyti Edvin K…???

    Përgjigju
  • hes: 13/03/2022 08:26

    foli dhe kjo, o zot na ruaj nga hajdutet e hambos

    Përgjigju
  • Tesi: 13/03/2022 04:35

    Mesazhi dy rreshta mi Kryeministrica. Jo hartim.

    Përgjigju
    • Abc: 13/03/2022 09:27

      Fiks fare - tamam

  • Shqip: 13/03/2022 00:15

    Futne dhe shqiperin ne lufte se solidarizoheni taman pastaj

    Përgjigju
  • ajo: 12/03/2022 23:21

    Andi kjo eshte gruaja e kryeministrit te cilin e ka zgjedhur populli. Ajo nuk foli ne emer te kryeminstrit foli ne emer te saje drejtuar gruas se atije tjeterit qe gjithashtu e ka zgjedhur populli. Bravo qe foli . mos gjykoni cdo gje se beheni shume pesante, ne kohe te veshtira te gjithe po te thonin nga nje fjale te mire sdo benin keq.

    Përgjigju
    • Arbër: 13/03/2022 09:32

      Hahahahaha kjo foli sepse ky i saja e ka detyruar që të mer ndonjë informacin agjenturash që i duhen putinit . Qdo fjalë stdiohet në Nish të serbis dhe dergohet në rusi . Bisedat d familjes bq Rama janë të përgjuara nga rusët përmes serbis me një qëllim , zbulimin e vend ndodhjes së familjës së Presidentit Ukrainas ! Tani duket kjart se kush është km që nuk e duam

  • ard: 12/03/2022 21:10

    I flet zhaba zhabës... kujdes se mos lagësh këmbët....

    Përgjigju
  • Berlinezi: 12/03/2022 15:26

    Zonja Rama mirdita, Retorika juaj per Zonjen Zelensky ishte e perkryer, e dashur, plot Sinqeritet dhe Respekt dhe e larguar nga Politika. Ju i keni shkruar Zonjes Zelensky sikur te ishit Shoqe te vjetra, sikur njiheshit prej Kohesh pikerisht Reflektimi juaj ndaj vuajtjeve te Popullit Heroik Ukrainas me beri mua sot nje Burre i pjekur ne Moshe ti laj me Lote Faqet e Internetit. Ju uroj nga Zemra te qendroni me Shendet ti, Djali juaj dhe Burri juaj! Pershendetje nga Berlini.

    Përgjigju
    • Dalipi: 12/03/2022 23:18

      ca thu mor burr, po porosite dopio pite pa qepe sufllaqen o sufllaqexhi leshi

  • Andi: 12/03/2022 15:00

    Po ta kishim edhe bukerin ne Surrel, edhe ne do ishim me te. Ti je gruaja e kryeministrit, ty nuk te ka zgjedhur populli te flasesh ne emer te tij.

    Përgjigju
    • Bravo: 12/03/2022 19:18

      Bravo Andi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja