Linda Rama nuk i mbyll derën angazhimit në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë

Linda Rama nuk i mbyll derën angazhimit në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë

Bashkëshortja e kryeministrit, Lind Rama nuk i ka mbyllur derën një të ardhmeje në politikë. Kurrë mos thuaj kurrë, tha Linda në një intervistë të dhënë për Albanian Post kur u pyet se a ka gjasa që të angazhohet në politikë.

“Një fjalë dhe këshillë e mençur thotë kurrë mos thuaj kurrë, sepse jeta është ajo që ndodh kur jemi duke bërë plane të tjera. Por, besoj që i kam dhënë politikës dhe publikes gjithçka kam mundur si profesioniste, qytetare dhe si bashkëshorte e Edit.

I kam dhënë e pakursyer pasionin, besimin, mbështetjen, kritikën, inspirimin, vëmendjen, kundërshtinë, rezistencën, mirëkuptimin, durimin dhe shpresën. Shumë intensivisht dhe shumë posaçërisht. Ndërkohë ruaj të njëjtin pasion për tryezën besnike të punës sime me të cilën jam e lidhur pandashmërisht dhe dëshirën që çdo minutë t’ia dedikoj Zahos dhe familjes”, tha Linda.


Lajmi kryesor:

INTERVISTA/ Rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Karriera, mëmësia, planet për të ardhmen dhe jeta përkrah Edi Ramës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë