Linda Rama:Zaho më çarmatosi
desh hodha fjalimin në kosh

Linda Rama:Zaho më çarmatosi<br />desh hodha fjalimin në kosh
TIRANE-Një pritje për gratë me gratë ka zhvilluar paraditen e sotme Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama.

Sot në mëngjes, Zaho me sinqeritetin e një bebeje, duke më parë bukur, drejt në sy më tha diçka që më befasoi: Mama Linda ti je shumë e bukur!

Kjo më çarmatosi dhe më bëri të mendoj se fjala që kisha përgatitur për të thënë këtu para jush vlente të hidhej në kosh dhe unë të besoja tek e nesërmja do të jetë si kjo ditë e bukur, plot diell 8 Marsi!
”.

Ky ishte një fragment i fjalës së Linda Ramës përballë grave të ftuara, mes të cilave spikaste vetëm një burrë i ftuar, kryeministri Edi Rama.

Por ajo u ndal në një tjetër shqetësim. Sipas Lindës, bota e klikimeve dhe e pëlqimeve përthith fuqishëm vëmendjen dhe diktatin e çastit, duke u kthyer në një diktaturë të sipërfaqësores.

"I jam trembur qysh në fillim kësaj diktature dhe jam përpjekur t’i rezistoj, duke mos krijuar një profil timin në Facebook, në Instagram apo Twitter, por jam shumë e vetëdijshme se nuk i shpëtoj dot shfaqjes së saj përpara dhe rreth meje si një prani e pashmangshme, diktatit të saj konsumues përmes subjektesh dhe objektesh të imponuara në biseda, të cilat i ngjajnë gjithnjë dhe më shumë një dorëzimi përpara sipërfaqësores dhe kalimtares që i bën marrëdhëniet mes njerëzve t’i ngjasojnë përherë e me tepër klikimeve sesa komunikimeve.

Shumëkush thotë se interneti ka rritur ndjeshëm kapacitetin tonë për të komunikuar. Ndjesë, por shumë modestisht mendoj se po, me siguri ka rritur mundësinë tonë për t’u ekspozuar e për të ekspozuar opinione gjithnjë dhe më të përmbledhura. Por besoj se ka ulur kapacitetin tonë për të komunikuar, dëgjuar, dyshuar në të vërtetat tona
".

Sipas Linda Ramës, për ca klikime më shumë, sot ka gra publike që portretet e tyre zhgarraviten dhe kjo bëhet rutinë, njësoj si klikimet. Gruaja e kryeministrit thekson se ka gra që jashtë mureve virtuale jetojnë të izoluara. Por gjithë ky transformim radikal i shoqërisë sot, si do përkthehet tek fëmija nesër?

Mijëra dhe dhjetra mijëra portretesh gra e vajzash që jetojnë jashtë mureve të ekspozitës së madhe virtuale të klikimeve dhe pëlqimeve janë sot dhe më të ndara dhe më të izoluara prej realitetit tonë ku progresi i madh në këtë drejtim është një pengesë më vete në rrezen tonë të vështrimit.

Si duhet të reagojmë ndaj shfaqjes së përditshme të revitalizimit brutal të normave etike, vlerave shoqërore e nocioneve të gënjeshtrës.

Si duhet të reagojmë ndaj eksodit të madh të fëmijëve tanë nga bota e leximeve tek bota e klikimeve.

Kam parë shpesh që na qëllon edhe ne grave me profil publik ta gjejmë veten përballë një pasqyre ku imazhi ynë zhgarravitet. Kjo më lëndon padyshim, por më shumë më lëndon indiferenca e përgjithshme përballë të vërtetës të cilën ju, kush më shumë e kush më pak e ka provuar në sensin e zbrazësisë që krijohet brenda vetes përballë cënimit të padrejtë.
Sepse të gjithë e të gjitha për fat të keq jemi gjithnjë e më të prirur të mos i marrim seriozisht cënimet që na bëhen përditë masivisht në këtë mjedis ku shuplakat e fyerjet janë bërë rutinë njësoj si klikimet.
Por në fund të ditës, një pyetje pa përgjigje mbetet, çfarë po u bën dhe do u bëjë fëmijëve tanë i gjithë ky transformim radikal në stomakun e shoqërisë"
.

Sipas Linda Ramës, gruaja shqiptare ka nevojë për vëmendjen e shoqërisë dhe jo sytë të kthehen vetëm kur femrat vriten e dhunohen. 
"Vëmendje grave, jo të kthehemi nga ato vetëm kur i vrasin".

Linda Rama vlerësoi figurën e bashkëshortit të saj, kryeministrit Edi Rama duke theksuar se, ai është një ndër nxitësit më të mëdhenj të ekselencës së grave në vend.

 Per me teper nga fjala e plote e Linda Rama, lexo Ketu


Kryeministri Rama
I njohur për fjalime të gjata, kryeministri sot përballë grave ndjeu të fliste më pak, por pa harruar dhe batuta.
Roli i pazëvëndësueshëm i grave në familje është edhe i pazëvëndësueshëm edhe në shoqëri. Nga lartësia e 198 cm të mia unë mund ti siguroj burrat sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave aq më të mbrojtur do të jenë”, tha Rama.

Kartolinë e trëndafil nga Edi Rama për çdo grua që punon në kryeministri
Çdo grua që punon në kryeministri ka gjetur në tryezën e saj mëngjesin e 8 marsit një trëndafil dhe një kartolinë urimi të dërguar nga Edi Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!