Lindi fëmijën e 8-të/ Flet nëna që u transportua me helikopter në Tiranë: Jam në gjendje të mirë bashkë me foshnjën

Rozina Kurti nga Burreli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 mes vështirësive të shumta. Ajo është transportuar me helikopter në Tiranë ku lindi dhe djalin e saj. Një bebe e gjinisë mashkull, me peshë 3.95 kg, erdhi në jetë i shëndetshëm, edhe pas gjithë peripecive që kaloi nëna e tij, 41-vjeçare.(Lexo këtu).

Mesditën e kësaj të premteje, Rozina Kurti nga Burreli, është dashur të transportohet lehonë me helikopter për në Tiranë për shkak të komplikacioneve që pati, dhe rrugëve me borë dhe ngrica. Ajo është nënë e 8 fëmijëve, 5 vajzave, dhe tashmë e 3 djemve.

Report Tv u interesua për gjendjen e saj në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. “Gjendja jonë ekonomike dobët është, fukara jemi, kam 7 kalamaj, ky është i tetë, fizikisht ndjehem mirë”-thotë Rozina Kurti.

Ndërsa mjeku gjinekolog Ervis Llata, që ndoqi dhe lindjen e Rozina Kurti shpjegon komplikacionet që hasën.

Neve u njoftuam nga kolegët tanë që ndodhen në Burrel dhe që për momentin dhe po bëjnë patronazhimin, që si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, dhe gjendjes jo të mirë si të nënës dhe të bebes, është detyruar të transportohet për në Tiranë. Morëm të gjitha masat e nevojshme për të pritur nënën, dhe për kë kryer një lindje sa më të shpejtë se kushtet e bebit nuk prisnin për afatgjatë.

Ervis Llata, mjek gjinekolog

Report Tv mëson se familja e Rozina Kurtit ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Bashkë me 8 fëmijët e saj dhe bashkëshortin jeton në një banesë të rrënuar, ndërkohë që deri ditën e fundit të shtatzënisë, së bashku me 5 vajzat dhe 3 djemtë, Rozina ka qenë duke mbledhur dru në pyll.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 12/01/2019 09:56

    Ty te rroje femija por e zorshme eshte qe ti krijosh kushtet e pershtatshme per rritje edukim shkollim ne menyre qe te mos te mallkoje dhe te thote oj nene c'deshe qe me linde.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 12/01/2019 04:42

    Oi drone shish polle "ni voc" he tlumt ai zgerdep pi....

    Përgjigju
    • xreport: 17/01/2019 00:40

      hahahhahaha gallat fare

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty