Vajza lindi para kohe. Por kjo nuk e zbehu gëzimin e dy prindërve nga Kuçova Jani dhe Margarita të cilët mezi e pritën këtë moment. Nëna i dëgjoi të qarat e para të fëmijës kur ajo u lind më 16 Gusht të vitit 1988 në maternitetin e Beratit. Nuk arritën dot ti vinin ende emrin pasi vajza u dërgua menjëherë në inkubator, pasi lindi prematurë. Margarita e pa vajzën dhe ende ka jehonë në vesh të qarat e saj. Kur u bënë prindër, Jani ishte 32 vjec ndërsa Margarita një 23 vjeçare. Ajo solli në jetë fëmijën e tyre të parë por fatkeqësisht edhe të fundit.
Ajo kërkoi ta shihte foshnjën, por infermieret nuk e lejuan, pasi sipas tyre ishte shume shpejt për ta parë. Të nesërmen në dhomë vjen Dr.Demokrati dhe pasi njihet me nënën e fëmijës i thotë Margaritës se vajza ishte mirë. Ndërsa i komunikoi se të nesërmen do ta ngjiste në katin e sipërm por nga ajo dite, Dr.Demokratin nuk e pa më. Ajo nuk lëvizi më nga ajo dhomë dhe vajzën nuk ia lanë ta shihte kurrë më.
Edhe kurrë duhej ti jepte gji, nuk ndodhi që ajo ta merrte në krah. Qëndrimi në spital zgjati 5 ditë me radhë. Ditën e fundit mamia i komunikon se duhej të bëhej gati dhe të dilte. Atë ditë cifti Mjeshtri, Jani dhe Margarita shkëmbehen në koridorin e ngushtë të maternitetit me një zotëri i cili mbante në dorë një letër. Duke i kërkuar të firmosnin nga ai korridor i nxehte atë mes gushti acar u bë për Janin dhe Margaritën, kur iu komunikua se vajza kishte vdekur dhe se të gjitha procedurat e tjera do të kryheshin nga vetë spitali.
Gjithashtu cifti Mjeshtri duhet të paguanin edhe shumën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Arsye dhe shpjegime që nuk u morën vesh kurrë. Për të cilat, sot cifti Mjeshtri kanë vendosur të rrëfejnë këtë histori të trishtë të jetës së tyre kur për herë të parë dhe të fundit u bënë prindër pa pasur mundësi të kenë në krah fëmijën e tyrë. Ata besojnë se vajza është gjallë. Gjithcka që ndodhi brenda mureve te maternitetit, mbeti aty duke ngritur pikëpyejtje të mëdha. Nuk dihen arsyet se përse dy prindërit nuk u lejuan të shihnin vajzën e tyre pak pasi ajo u lind. Vite pas ata nuk lindën kurrë fëmijë. Emigruan prej vitesh në Greqi dhe fakti që u treguan disa prej mjekëve atje historinë e tyre, bëri që ata të rinisnin sërish kërkimet për vajzën. Sot ata nuk kërkojnë vetëm një arsye, por të vërtetën që ata besojnë se foshnja që u lind ditën e 16 gushtit të vitit 1988 është gjallë…