Lindi në një bunker në ditën e dytë të luftës në Kiev, rrëfimi i prekës i 32-vjeçares nga Ukraina: Erdhi në jetë një ukrainas i ri

Lindi në një bunker në ditën e dytë të luftës në Kiev, rrëfimi i prekës i 32-vjeçares nga Ukraina: Erdhi në jetë një ukrainas i ri

 

Viktoria 32 vjeçe, nga Kievi, ka përshkruar lindjen e fëmijës së saj në ditën e dytë të luftës në Ukrainë, në një bunker, i ndërtuar në kohën e ish-bashkimit Sovjetik.

'Ishte dita e dytë e luftës. Isha vërtet shumë nervoze – po dëgjonim shpërthime. Po lutesha të takoja djalin tim. Fillova të pastroj gjithçka në shtëpinë time, duke u përgatitur për fëmijën, madje edhe kur fillova të ndjeja dhimbjen, nuk mund ta besoja se do të lindja gjatë luftës.

Unë dhe burri im kishim frikë të shkonim me makinë në spital për shkak të shpërthimeve. Fillimisht na u desh të kalonim rreth 30 minuta në radhë për të furnizuar makinën me karburant. Pastaj po kalonim nëpër Kiev dhe qyteti ishte bosh – nuk e kisha parë kurrë qytetin kaq të zbrazët. Dëgjuam zhurmën e sirenave. Ishte e frikshme, si një film, por përpiqesha të qëndroja pozitive.

Kur mbërritëm, të gjitha dritat ishin fikur, sepse stafi i spitalit kishte frikë se mos bombardohej. Doktori im na takoi dhe na tregoi në një vend ku duhet të shkonim.

Doktori tha se duhej të shkonim në bunker për tu mbrojtur nga bombardimet. Kishte panik teksa njerëzit po nxitonin. Nuk mund të veshja as pantallonat, sepse ishte shumë e dhimbshme. Kur hymë në strehë mbetëm të tronditur. Është ndërtuar në kohën sovjetike dhe nuk ishte mirëmbajtur, ishte i rrënuar dhe shumë i lagësht dhe i ftohtë.

Për ne kishte një dhomë të vogël pa asnjë derë, vetëm një perde dushi që na ndante nga dhoma kryesore me 50 persona në të. Nuk kishte teknologji mjekësore, vetëm një karrige gjinekologjike. Shpresoja të kthehesha në spital së shpejti.

Pastaj ujërat e mia shpërthyen. Mjeku im më shikoi dhe më tha: "OK, do ta bëjmë këtu, është shumë e rrezikshme të presësh." Në atë moment nuk kisha frikë. I besova mjekut tim!

U gëzova shumë kur pashë djalin tim, Fedor. Me flokët e zeza, dukej si një kopje e vogël e burrit tim, i cili preu kordonin. Kur e mbajta Fedorin, ai ishte shumë i ngrohtë. Ndjeva, dashuri dhe lumturi të pastër dhe të gjitha këto ndjenja mistike.

Ndërsa e mbaja në bunker, i thashë: "Ti je me fat, je unik, je i lindur në Ukrainë , je një ukrainas i ri."

Çdo mëngjes tani zgjohem pak më herët, vetëm për ta parë atë duke fjetur, ai duket si një engjëll i vogël. Unë gjithashtu shikoj nga dritarja për të parë nëse ndërtesat kanë qëndruar në vendet e tyre apo nëse janë rrënuar. Shpresoj që djali im ta përjetojë këtë luftë vetëm nga historia. Nuk dua që ai ta dijë luftën e vërtetë.

Pavarësisht luftës, Fedor ka sjellë kaq shumë dashuri, lumturi dhe mirësi në shtëpinë tonë. Ne kujdesemi për të dhe kjo na bën të lumtur. Unë shpresoj dhe lutem për paqe - ai është një ukrainas i ri, ai duhet të rritet në një Ukrainë të re.- u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)