Lindita Nikolla: Shqipëria shënon
arritje në raportin e “Pisa 2015”

Lindita Nikolla: Shqipëria shënon<br />arritje në raportin e “Pisa 2015”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka komentuar gjetjet e raportit “Pisa 2015”. Shqipëria është në vendin e 51 nga 72 vende pjesëmarrëse.
 
Kjo sipas ministres është reflektim i reformave në arsimin parauniversitar. Ky testim është bërë për nxënësit 15-vjeçarë.
 
“Shqipëria në “Pisa 2015” është një lajm i mirë për arsimin për prindërit, mësuesit dhe nxënësit. Raporti thekson se Shqipëria është e aftë të rrisë numrin e nxënësve me rezultate të larta dhe të zvogëlojë dukshëm numrin e  nxënësve me rezultate të ulëta.

Është padyshim një progres që reflekton arritjet e reformës arsimore për mbi të gjitha është një nxitje për të thelluar edhe më shumë përpjekjet dhe përballuar sfidat e cilësisë në arsim.

Programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve Pisa është vlerësim ndërkombëtar i standartizuar, krahasues mbi nivelin e përdorimit të kompetencave matematikore, shkencore dhe kompetencave gjuhësore të kuptosh atë që lexon nga nxënësit 15-vjeçarë. Shqipëria renditet e 51-ta nga 72 vende duke lënë pas 21 vende pjesëmarrëse”
, u shpreh Nikolla.

raporti pisa
(Raporti “Pisa 2015”)


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)