Lindja e Krishtit u kremtua dhe në qytete të ndryshme të vendit.
GJIROKASTËR
Besimtarët ortodoksë dhe katolik në jug të vendi, kanë festuar në orët e para të mëngjesit lindjen e Jezu Krishtit. Festa e Krishtlindjes, ka mbledhur në Kishën e Shën Mëhillit në lagjen Varosh, si dhe në Kishën Shën Sotiri, në lagjen “Pazari i Vjetër”, besimtarë nga gjithë qarku i Gjirokastrës, që mbanin në duar lule dhe qirinj, simbol i paqes dhe dashurisë për Jezu Krishtin. At Theodhori Nikolla, udhëheqësi i meshës në Kishën e Shën Mëhillit, lexoi mesazhin e urimit të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse-Autoqefale, Hirësia e Tij, Anastasios Janullatos. Gjithashtu, edhe në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, besimtarët ortodoksë dhe katolik festuan lindjen e Krishtit
ELBASAN
Kisha Autoqefale “Shën Maria” dhe “Shën Koll” në qytetin e Elbasanit, presin sërisht me qindra besimtarë ortodoksë dhe katolikë të cilët në këtë ditë e urojnë njëri tjetrin për më shumë paqe, e dashuri . Në çdo familje ortodokse në këtë ditë Krishtlindjet cilësohen si ditë e bekuar. Lindi biri i Zotit, Jezusi, dhe në emër të tij, besimtarët luten për probleme nga më të shumtat. Për të gjithë besimtarët elbasanas, Krishtlindjet shfaqen me bërjen e pemës së Krishlindjeve, me drekën ku nuk mungon gjeli i detit, vera e kuqe, ëmbëlsira, si kadaifi, bakllavaja, apo kompekaja, si dhe shkëmbimi i dhuratave mes njëri tjetrit.
SHKODER
Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga arkipeshkvi i Shkoder- Pult, Imzot Angjelo Massafra.Ai u uroi besimtarëve katolikë më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin.Në mesnatën e Krishtlindjeve, në pritje të meshës së shenjtë, Famullia e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, ofroi për besimtarët e krishterë koncertin tradicional “Krishtlindje 2012”. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe këtë radhë koncerti është mbajtur në mjediset e Katedrales “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës. Për më tepër se një orë, Kori “Nënë Tereza”, Kompleksi muzikor “Clasic Sound” dhe Kori “Preng Jakova”, të drejtuar nga maestro Gjon Shllaku, interprertuan pjesë muzikore kishtare të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që me interes janë pritur edhe shumë këngë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Mesha janë mbajtur edhe në kishat e tjera katolike në gjithë qarkun e Shkodres.
KORCE
Atmosfera e festës së Krishlindjeve në qytetin e Korcës është ndjerë në cdo bulevard apo rrugicë të qytetit.Aktivitetet kanë filluar prej orës 18:00 të së hënës me një koncert para sheshit të katedrales për të vijuar më pas në orët e para të mëngjesit me meshën e mbajtur në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.Qindra qytetarë i janë drejtuar katedrales së qytetit juglindor duke përciellë urimin për më shumë dashuri,shëndet dhe paqe.
Ndërkohë nuk i kanë munguar atmosferës festive kushtuar krishlindjeve dhe gatimet tradicionale.Ashtu si cdo vit furrat në qytetin e Korçës kanë qënë të mbipopulluara nga gatimet,të cilat serviren në tryezë drekën e krishlindjeve.Mishi i qengjit dhe bakllavaja gatuar nga amvisat korçare kanë qënë gatimet kryesore,por dhe të traditës të cilat i gjen në cdo familje.
LEZHE
Mesha e shenjte e celebruar mesnaten e se henes ne katedralen e qytetit te Lezhes ka hapur festimet per kremtimin e krishtlindjeve per te gjithe besimtaret e krishtere. Ne keto festime nuk kane munguar fishekzjarret dhe atmosfera e krijuar per kete ngjarje te shenuar per besimtaret katolike. Arqipeshkevi i dioqezes se Lezhes Otavio Vitale ka dhene mesazhet e rritjes se besimit, duke shmangur problemet e shumta me te cilat perballen sot shqiptaret, ndersa ka bere thirrje per me teper vemendje ndaj cdo individi qe ka nevoje. Mesazhe urimi jane percjellur edhe nga te zgjedhurit ne qarkun e Lezhes, te cilet kane bere vizita ne arqipeshkevine e Lezhes, ndersa kane kerkuar shmangie nga armiqsite dhe inatet mes njerezve.
(di/sg/atsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com