Boss-i i Facebook, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan thonë se do të dhurojnë  99% të aksioneve të kompanisë pas lindjes së vajzës së tyre Max. Zuckerberg  e bëri publike letrën e tij drejtuar vajzës së vogël në Facebook.

Pronari i Facebook në letër është shprehur se pasurinë do e dhurojë sepse bashkë me bashkëshorten e tij kërkojnë që ta bëjnë botën një vend edhe më të mirë. Zuckerberg ka deklaruar në letër se donacioni i tij aktualisht arrin një vlerë prej 45 miliard dollarë.

Vajza e Zuckerberg, Max ka lindur javën e kaluar, por çifti e bëri lajmin publik këtë të martë. Në letrën e tij Z. Zuckerberg deklaron se qëllimi i iniciativës Zuckerberg Chan është "për të çuar përpara potencialin njerëzor dhe promovimin e barazisë për të gjithë fëmijët në gjeneratën e ardhshme".


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)