Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, projeksioni i zymtë i Kombeve të Bashkuara

Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, projeksioni i zymtë i Kombeve të Bashkuara

Parashikimet demografike të Shqipërisë janë të zymta. Popullsia tashmë ka hyrë në trendin rënës, struktura e piramidës së popullsisë po reflekton ndryshime, lindjet po ulen dhe numri i vdekjeve po rritet.  Të njëjtën gjë tregojnë edhe projeksionet e Divizionit të Popullsisë në Kombet e Bashkuara për lindjet dhe vdekjet deri në vitin 2100.

Pritshmëritë e Kombeve të Bashkuara projektohet që të barazohen në vitin 2033, ku sipas parashikimeve do të ketë 28,500 vdekje dhe rreth 28,400 lindje. Kjo diferencë pritet që të thellohet në vitet që do të vijnë, ku deri në 2100 pritet që numri i vdekjeve të jetë 25,700, ndërsa numri i lindjeve rreth 13480. Shtesa natyrore e popullsisë është një tregues që matet nga diferenca e lindjeve dhe vdekjeve gjatë një viti. Të dy këto komponentë priten në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm. Norma e lindshmërisë po ulet ndikuar edhe prej ndryshimeve në stilin e jetesës së njerëzve, familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit po bëhen më individualistë duke iu përkushtuar më shumë karrierës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e lindjeve dhe vdekjeve në rang global janë me optimiste se në Shqipëri. Sipas Divizionit të Popullsisë, ndonëse norma e shtesës natyrore të popullsisë globale do të ulët, lindjet do të jenë më të larta se vdekjet. Deri në 2100 është projektuar që lindjet të jenë 130.5 milionë bebe, ndërsa vdekjet rreth 120 milionë. Norma e lindshmërisë në botë parashikohet më rënie gjithashtu. Numri më i lartë i lindjeve parashikohet të jetë në 2049 me rreth 142.6 milionë lindje, ndërsa vdekjet rreth 91 milionë. /Monitor

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?