Linjë me anije Durrës-New York
që në vitin 1930, çmimi 100 $

Linjë me anije Durrës-New York<br />që në vitin 1930, çmimi 100 $
Ekziston një dokument që vërteton se ka pasur një linjë udhëtimi me anije drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që në vitin 1930 dhe nisej nga Durrësi.
Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës.

Duke u bazuar në një reklamë të botuar në  faqet e kësaj  reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-New York, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “United States Line”.

Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në  kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.

Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë.

Njoftimi  i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934  dhe  janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.

Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave  Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska. Kjo linjë operonte në mënyrë të rregullt. /ata/

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois