Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka inspektuar ditën e sotme Portin e Durrësit me rastin e inspektimit të linjës së re të tragetit Durrës-Bari. Sipas ministrit, hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave në rreth 20-30%. Duke u shprehur se kjo reflektohet në shërbimin që i ofrohet qytetarëve, ministri Haxhinasto tha se qeveria do të krijojë mundësi për përdorimin e mjeteve të reja dhe sipas standardeve evropiane.
 
“Hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave që variojnë nga 20-30%, kjo reflektohet në shërbimin që i ofrohet qytetarëve. Vëmendja jone do të përqendrohet në përdorimin e mjeteve sa më të reja, me standardet e kërkuara me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen si qytetarët e Greqisë apo Italisë”, tha ministri Haxhinasto.