Linja e interkonjeksionit 400 kV
tenderi sot në Frankfurt

Linja e interkonjeksionit 400 kV<br />tenderi sot në Frankfurt
FRANKFURT - Tenderi për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet sot në Frankfurt të Gjermanisë, njoftuan burime nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Mësohet se, deri tani, janë 14 kompani të huaja që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në tender.

Pas shqyrtimit të ofertave nga komisioni vlerësues, pas rreth 35 ditësh do të shpallet fituesi. Ky do të jetë tenderi i dytë që zhvillohet për ndërtimin e kësaj linje, e cila pritet të ulë ndjeshëm varësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës nga linjat serbe të transmetimit.

Të dyja vendet do të mund të shkëmbejnë sasi energjie më të mëdha, me çmime më të ulëta, gjë që do të pasqyrohej edhe te konsumatori final në mënyrë indirekte, pasi çmimet e larta të transmetimit që paguhen në periudha krize përballohen nga buxheti i shtetit.

Tenderi i parë për ndërtimin e kësaj linje u zhvillua në mars 2011, kur, edhe pse fituese rezultoi kompania kroate “Dalekovod”, qeveria nuk e shpalli atë, me pretendimin se kompania fituese kishte prezantuar një çmim 24% më të lartë se kompania që ishte renditur e dyta.

Kjo solli si pasojë ftohjen e marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane KfW, që njihte si të drejta procedurat e tenderit. Pas dy vjetësh, KfW pranoi anulimin e këtyre procedurave vetëm me plotësimin e disa kushteve, ku më kryesori ishte pranimi i rezultatit të tenderit të dytë nga ana e qeverisë shqiptare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)