Linja e interkonjeksionit me
Kosovën OST: Tender i dytë
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar bankën shtetërore gjermane KfW se, pavarësisht nga paralajmërimet e kësaj të fundit, ka vendosur të përsëritë tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur zyrtarisht të anulojë tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar bankën financuese gjermane KfW - institucion qeveritar - si financuese e projektit, se pala shqiptare ka vendosur anulimin e tenderit dhe ribërjen e tij. Më parë, në një letër të dërguar në shtator, banka gjermane, ndonëse rikëshillonte qeverinë të mos e anulonte tenderin, e kishte paralajmëruar atë që, në rast ritenderimi, duhet t'u përmbahej tre kushteve të panegociueshme për të mos humbur financimin.
Sipas letrës, KfW do të vazhdojë financimin e projektit nëse tenderi i ri do të ndahet në dy pjesë të veçanta, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po kështu, një tjetër kusht i vendosur nga KfW është ruajtja e standardeve të larta teknike si kritere në tender, ndërsa kushti i fundit është ai që pala shqiptare të pranojë rezultatin e tenderit, cilido qoftë ai, për të shmangur një ngërç të dytë.
Pala shqiptare, nga ana e saj, njofton zyrtarisht bankën gjermane për anulimin e tenderit dhe vendimin e ribërjes së tij. Në letër, kreu i OST Arben Ibroja premton se institucioni që ai drejton do t'i përmbushë tre kushtet e vendosura nga KfW, por nuk garanton se të njëjtën gjë do e bëjë edhe ministria shqiptare e Financave. "Duke mbajtur parasysh komunikimet me ministrinë e Financave, na lejoni t'ju informojmë se kjo ministri nuk mund të përfshihet si palë në procesin e ritenderimit", thuhet në letrën që OST i dërgon bankës gjermane.
Ndërkohë, opozita edhe një herë, me këtë rast, e ka konsideruar si jo të rastësishëm anulimin e tenderit për linjën me Kosovën, duke akuzuar qeverinë se po shkel interesat kombëtare. "Në ditën kur Berisha derdhte lot patriotizmi në Kosovë, ish-bodigardi i tij Arben Ibroja, drejtor i OST-të në Shqipëri, i kërkonte bankës gjermane anulimin e tenderit për ndërtimin e linjës 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës", deklaroi deputeti socialist Artan Gaçe. Sipas tij, zvarritja e ndërtimit të linjës po bëhet me qëllim për të ruajtur monopolet serbe në energji.
"Eshtë shumë e qartë ajo që ne kemi thënë që në fillim: zvarritja dhe anulimi i këtij tenderi kanë si qëllim të vetëm mosbërjen e kësaj linje, për të mbajtur të varur, si Shqipërinë, po ashtu edhe Kosovën, nga linjat e transmetimit të serbëve, me të cilat aktualisht funksionon gjithë rrjeti energjetik shqiptar", tha Gaçe.
Tenderi për linjën në fakt është zhvilluar që në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi shpalljen e fituesit, duke tentuar të zëvendësonte ofertën më të mirë me atë që doli në vend të dytë, për shkak se ofronte një çmim më të ulët. Kjo nuk u pranua nga banka gjermane për shkak të cënimit të standardeve teknike - që vlerësoheshin me jo pak, por tri të katërtat e pikëve - dhe që nga ajo kohë projekti është në ngërç, duke e lënë edhe Kosovën pa këtë linjë tepër të rëndësishme furnizimi.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46