Lionel Messi përballet për herë të parë kundër skuadrës së fëmijërisë

Lionel Messi përballet për herë të parë kundër skuadrës së fëmijërisë

Lionel Messi

Inter Miami do luajë një test miqësor kundër Newell's Old Boys, skuadër kjo ku ka hedhur hapat e para në Argjentinë Lionel Messi. Për herë të parë në karrierë, Messi do ketë përballë si kundërshtar ngjyrat që dashuron dhe që ka thënë se do e mbyllë karrierën atje ku e nisi në fëmijëri.

Nesër në orën 01:30 të mëngjesit (me atë shqiptare) në Florida, Messi do jetë nga minuta e parë, gjë që është konfirmuar edhe nga trajneri i Inter Miami, Tata Martino.

"Për ne është e rëndësishme që Messi të marrë sa më shumë minuta të jetë e mundur përpara fillimit të ligës. Kështu që unë jam në gjendje të konfirmoj se ai do të luajë në miqësore nga fillimi, sepse kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë për ta sjellë atë në formën më të mirë të mundshme para datës 21 kur nis edhe sezoni", tha Martino.

Një mbështetës i përjetshëm i Newell's, Messi iu bashkua akademisë së klubit në moshën gjashtë vjeçare përpara se Barcelona të nënshkruante me fenomenin e ri në vitin 2000. Pjesa tjetër është histori, por tetë herë fituesi i Topit të Artë dhe kampioni i Kupës së Botës 2022 mban një lidhje të fortë me ish klubin.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda Lionel Messit. Unë mendoj se ai do të jetë shumë i lumtur të presë klubin e zemrës, njerëzit e tij në shtëpinë e tij të re", tha trajneri Mauricio Larreira.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument