Lionel Messi tripletë për 17 minuta, Argjentina argëtohet dhe fiton me 7 gola (VIDEO)

Lionel Messi tripletë për 17 minuta, Argjentina argëtohet dhe fiton me 7 gola (VIDEO)

Lionel Messi duke festuar një nga golat

Kampionët e botës, Argjentina fitoi 7-0 me Curacao në një ndeshje miqësore të zhvilluar në provincën e Santiagos në vendin e Amerikës Latine. Kundër kombëtares së ishullit të vogël, Albiceleste u duk se e kishte stërvitore duke shënuar shtatë gola.

Curacao mbase e ka të vështirë të formojë një ekip të denjë për t'i bërë ballë kampionëve të botës, ama lojtarët që luajtën do mbajnë mend se janë përballur me ekipin që fitoi Botërorin.

Lionel Messi shkëlqeu në këtë duel, duke shënuar tripletë në harkun e 17 minutave. Konkretisht në të 20 minutë, në të 33 dhe 37, Messi e dërgoi tre herë topin në rrjetë për kuotën e 102 golave me kombëtaren (20 më pak se Ronaldo).

Golat e tjerë për Albicelesten u shënuan nga Gonzales, Fernandes, Di Maria dhe Montiel. Pas fitores me Panamanë po në miqësore, Argjentina merr një tjetër rezultat të mirë para tifozëve të tyre në stadiumin me kapacitet prej 30 mijë vendesh.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit