Liqeni, gazetarët ambasadorëve:
Detyroni Bashën për transparencë
Një grup gazetarësh, emra të njohur të ekraneve dhe medias së shkruar, i kanë dërguar ambasadorit të SHBA Arvizu, ambasadorit të Komisionit Evropian Sequi dhe ambasadorit të OSBE Volfart, deklaratën e firmosur nga vetë ata, për transparencë të procedurave të ndjekura nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha, për zgjerimin e rrugës te aksi i rrugës së Elbasanit, me pasojë shkatërrimin e Parkut Kombëtar që është i vendosur në zonë të mbrojtur.
Një grup gazetarësh, emra të njohur të ekraneve dhe medias së shkruar, i kanë dërguar ambasadorit të SHBA Arvizu, ambasadorit të Komisionit Evropian Sequi dhe ambasadorit të
OSBE Volfart, deklaratën e firmosur nga vetë ata, për transparencë të procedurave të ndjekura nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha, për zgjerimin e rrugës te aksi i rrugës së Elbasanit, me pasojë shkatërrimin e Parkut Kombëtar që është i vendosur në zonë të mbrojtur. Alban Dudushi, Aleksandër Cipa, Alfred Peza, Andi Bushati, Andrea Stefani, Anila Basha, Eduard Zaloshnja, Fatos Lubonja, Ilva Tare, Mustafa Nano, Rudina Xhunga, Shpëtim Nazarko, Skënder Minxhozi, i kanë kërkuar zyrtarëve më të lartë të komunitetit ndërkombëtar që të “Veprojnë tani”, pas mungesës së përgjigjeve të njëpasnjëshme të shoqërisë civile për nxjerrjen e projektit.
“Që prej fillimit të kësaj proteste, çdo ditë në shtypin e shkruar dhe nëpër mediat vizive, janë botuar disa dhjetra reportazhe e kronika dhe, veç tyre, edhe një seri artikujsh problemorë nga analistë e publicistë të pavarur.
Me gjithë këtë mobilizim masiv të shoqërisë civile, nga organi përgjegjës Bashkia e Tiranës, ka mbizotëruar heshtja absolute, duke përjashtuar një deklaratë e përgjithshme dhe me theks të fortë të politizuar” thuhet në deklaratë.
“Njëkohësisht me këtë çështje, po zhvillohet rasti paralel kur
KQZ-ja reagoi për kërkesën shumë-mujore të shoqërisë civile për t’u shprehur për referendumin e ndalimit të importimit të mbeturinave, vetëm pas ndërhyrjes direkte dhe publike të ambasadorit amerikan” citojnë gazetarët.
“Nisur nga këto raste, shprehim drojen se po gjendemi përpara një përshkallëzimi të ri të papërgjegjshmërisë dhe indiferencës së administratës publike. Tashmë po gjendemi në situatën gati absurde dhe pa dalje, kur, përballë protestave publike që kërkojnë plotësimin e detyrimeve ligjore të mirëpërcaktuara, shteti nuk reagon fare, duke mos denjuar as të përgjigjet qoftë edhe formalisht.
Ne të gjithë, jemi njerëz të medias prej shumë vjetësh, që kemi ndërtuar jetën dhe karrierën tonë mbi fjalën, publikimin e saj dhe reagimin ndaj saj. Vemë re me shqetësim të thellë se kjo shmangje e administratës publike nga përgjegjësitë përmes heshtjes totale, e rivendos shoqërinë në pozicion kapitullues, duke ndihmuar që nga diktatura e dikurshme e gjërave të ndaluara, të kalojmë në diktaturën e faktit të kryer.
Askush prej nesh nuk kërkon apriori që reagimet e administratës publike të jenë në përputhje me kërkesat e grupeve protestuese, por përgjigjja, sqarimi publik dhe transparenca e vendimmarrjes, janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe morale, që qëndrojnë në themel të sistemit që po përpiqemi të ngremë dhe gjithashtu edhe në bazën e funksionit tonë si përçues të fjalës.
Për gjithë sa më sipër, shprehim vendosmërinë tonë për denoncimin e rreptë të këtij muri të ri absurd midis shqiptarëve dhe shtetit të tyre, duke e parë atë jo vetëm si një rrezik ndaj idealeve dhe impenjimit tonë profesional, por edhe si rrezik real dhe konsistent ndaj mirëqenies publike dhe detyrimeve të rrogëtarëve ndaj qytetarëve taksapagues” përfundon deklarata e gazetarëve dhe opinionistëve të medias kryesore në vend.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7790
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17