Liqeni i Fierzës 'kosh' mbeturinash

Ndotja e liqenit të Fierzës në Kukës, gjithnjë e më tepër po bëhet një problem shqetësues. Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbeturinave kryesisht plastike që janë depozituar në sipërfaqe dhe në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë masivisht.

Ndotja ka shqetësuar edhe disa peshkatarë, të cilët çdo fundjavë në breg të liqenit të Fierzës, ushtrojnë gjuetinë e peshkut. Ata thonë se pamja që të ofron liqeni është “mjerim” dhe vetëm pasioni i shtyn që të gjuajnë në këtë liqen të ndotur.

Pavarësisht premtimeve për zgjidhje të situatës ende nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e liqenit të Fierzës, ndotje e cila vijon prej vitesh duke dëmtuar rëndë ekosistemin

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut