Lirimi i banesave, Bashkiakët
PS: Mos votoni aktin normativ

Lirimi i banesave, Bashkiakët<br />PS: Mos votoni aktin normativ
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Korçës Niko Peleshi i kërkon Grupit PS të mos e votojnë aktin normativ për lirimin e banesave të pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehë. Akti normativ do të shkojë të enjten në Parlament

Zoti Vangjush Dako, dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi shprehën shqetësimin e banorëve të qytetit të Durrësit dhe të Korçës. “Kërkojnë që të mos e votoni aktin normativ. Jo thjesht për kredo politike por detyrim ndaj qytetarëve që na kanë votuar, pasi kanë 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese që e ka rrëzuar këtë akt normativ .Të vish të sjellësh në parlament një akt që gjykata e ka rrëzuar përbën shkelje të rëndë dhe grupi PS të mos e votojë por dhe të mbajë një qëndrim sa më të fortë. Janë shtëpi totalisht të amortizuara. Dhe banorët qëndrojnë sespe nuk kanë mundësi financiare të përballojnë shpenzime apo të marrin kredi. Është një zgjidhje e njëanshme që hap një problem të madh duke futur në konflikt të pazgjidhur të dy palët.“ - deklaroi Dako në mbledhjen e mesditës së sotme të të Grupit PS ku ishin të pranishëm dhe krerët e bashkive socialiste.

Ai propozoi një zgjidhje “ti jepen falas të gjithë banorëve” ose “Duke ndërtuar apartamente të reja për ta. Qeveria socialiste ështëe në gjendje ta realizojë këtë projekte. Fatura financiare është totalisht e përballueshme.

“Shumica e tyre jetojnë me ndihma ekonomike. Ajo çka nuk ndodhi në 20 vjet nuk mund të ndodhë për 20 ditë.
I kemi formulat si të zgjidhim këtë problem duke u bazuar te drejtësia sociale”- tha Niko Peleshi.

Deri në datën 1 nëntor, 3289 persona që banojnë në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një afat deri në 30 vjet.  Akti normativ kaloi në komisionin e ligjeve vetëm me votat e maxhorancës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar