TIRANE- Banorët e rrugës “Margarita Tutulani”, “Naim Frashëri” dhe “Çajupi” kanë protestuar para godinës së Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për problemin e strehimit të tyre. Ata pretendojnë drejtësi pasi shprehen se pronarët që i kërkojnë ato kanë dokumentacion të falsifikuar.
Disa përfaqësues të tyre kërkojnë pezllim të aktit normativ për pronat, sepse problematika e tyre qëndron gjatë në kohë.
Akti normativ i qeverisë, i miratuar në parlament në muajin shtator të vitit 2012, parashikon lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara.
Ky dokument përcakton lirimin e pronës, ish-pronarëve të ligjshëm, si një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e njeriut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com