Lirimi i Dokles/ Maliqi: Dalje politike! U vunë në lëvizje të gjitha hallkat, e nxorën me probleme psiqike për të arritur qëllimin

TIRANE- Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi, ka folur në studion e emsionit Repolitix lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërtuara në reportazhin e gazetarit Elton Qyno, që kanë sjellë lirimin e Endrit Dokles. Maliqi tha se kjo është një dalje politike për të cilën janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat.

"Shkelje ka, por unë nuk po gjykoj shkeljet. Çdo gjë e lidh me burgjet, gjyqësorin dhe kreun e KÇK. Kjo është një dalje politike. I thotë gjyqtarja ma sill nga Peqini në Fushë Krujë, burgjet a plotësojnë dëshirën, juristët e plotësojnë me sjellje shembullore, psikiatri e ka nxjerrë me probleme psiqike. Ky i burgosur flet edhe shokun, edhe me juristin dhe me psikiatrin, dhe gjyqtaren. Kjo është KÇK-ja", tha Maliqi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Habit Maliqi: Ku ka më të korruptuar se deputetët?!

1579730650_maliqi.jpg

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka habitur në studion e emisionit Repolitix me një deklaratë. Ai tha se deputetët janë njerëzit më të korruptuar në vend, ndonëse edhe vetë mban postin e deputetit.

"Reforma në Drejtësi është e kapur. Shpresoj dhe besoj që ambasadorja e re të luajë rolin vendimtar për të treguar të vërtetën te DASH se ne jemi një vend i kapur nga krimi. Jemi në një vend që po sundohemi nga krimi. Përse ne deputetët nuk kalojmë vetting. Ku ka më të korruptuar se deputetët. Kush e shkatërroi këtë vend? Politika", tha Maliqi.

Ora 22:50
Maliqi: Shteti kishte dijeni një muaj përpara për lirimin e Endrit Dokles! Gjyqtarja kishte mbrojtje politike

1579729927_maliqi.jpg

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në studion e emisionit Repolitix se shteti ka pasur dijeni për lirimin e Endrit Dokles një muaj para marrjes së vendimit. Maliqi tha se shteti kishte mundës ta mbante në vëzhgim, por gjyqtarja Enkelejda Hoxha sipas tij ka pasur mbrojtje politike.

"Shteti ka SHISH dhe polici shteti dhe drejtori burgjesh që kanë pasur dijeni një muaj më parë për daljen e Endrit Dokles. Shteti kishte mundësi ta mbante në vëzhgim. Por kur gjyqtarja ka mbrojtje politike. Nga ligji nuk kanë frikë vetëm deputetët dhe ministrat këtu tek ne. Ata kanë pasuri që të ikën mendja", tha Maliqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bamk Qylollari: 23/01/2020 05:42

    Me zgjuarsin qe ke , ty do te cojm ne Nasa te na shpetosh nga kometa Hallej. Derr me zile.

    Përgjigju
  • burgu: 23/01/2020 00:42

    Anjehere nuk i kam marre seriozisht keto plehra! Te gjithe gati te marrim copen e rradhes, te gatshem per te marre shperblimin prane kryekrimineli! SHQIPERIA ESHTE BERE E PABANUESHME! Keta mbeturina kane qelbur gjithe boten! ...Nuk eshte vetem ngrohja globale ajo qe do te prishe kete planet! KETA kerma po e shkaterrojne .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille