TIRANE- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle tre ditë më parë. Ajo e cilësoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles nga qelia, një këmbanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të. Gjonaj solli në vëmendje se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi askokohe lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni.
"Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorarit të Këshillit (KLD) duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t'i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit. Ndër vite ndaj kësaj gjyqtareje ndaj të cilës rëndojë denoncime për shkelje të ligjit dhe korrupsion.
Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë.Janë marrë të gjitha masa pezullohen drejtori i shërbimit të provës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij. Vendime të tilla të dhëna nga një individ i caktuar apo të tjerë që e kanë të qartë që nuk do e kalojnë vettingun duhen marrë masa për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Gjonaj paralajmëroi se në ditët në vijim Kuvendi do të vërë në jetë ofensivën e paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar KÇK (Kap ça të kapësh), të cilët në ditët e fundit të detyrës po marrin vendime për të dëmtuar sisteminin e drejtësisë. "Kuvendi do shqyrtojë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK", tha Gjonaj.
Endrit Dokle u arrestua në vitin 2004 dhe u lirua pas 16 viteve burg, 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimisht (pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove. Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në 2017 me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.
Ndjekje penale?po ajo duhet te arrestohet menjehere dhe te futet ne burg.Cfare duhet te beje me tjeter?
PërgjigjuO zoti komentues pse eshte ministria e drejtesise per kete qellim eshte. Kur shikon se behen padrejtesi i takon asaj ne bashkepunim me organet qe te vendosin drejtesine.
PërgjigjuZ ministre drejtesia esht e pavarur dhe nuk te shkon te besh kercenime ndaj gjyqtarve dhe vendimeve te tyre
PërgjigjuEdhe pse e drejte, deklarimi publik I emrave te gjyqtareve ndihmon keta ne vetting se do perdorin argumentin se Jane te paragjykuar nga KPK qe financohet prej shtetit. Bumerang.
Përgjigju