Lirimi i Haradinajt, Rama: Mirë u
kthefsh, mbyllet episodi absurd

Lirimi i Haradinajt, Rama: Mirë u<br />kthefsh, mbyllet episodi absurd
Kryeministri shqiptar përmes një statusi në Facebook ka përshëndetur lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi në Francë.
 
Rama shprehet se me vendimin e gjykatës mbyllet një episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon.
 
"Mirë u kthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon" shkruan Rama.
 
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u lirua me kusht sot nga Gjykata franceze në Colmar.
 
Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, gjykata franceze vendosi që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe paraqitet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës