Lirimi i Lul Berishës, Dako: Ja
e vërteta e punësimit në bashki

Lirimi i Lul Berishës, Dako: Ja<br />e vërteta e punësimit në bashki
DURRES-Teksa gjykata e Apelit në Durrës ka zbardhur disa nga arsyet se pse duhet të lirohej me kusht Lulzim Berisha nga burgu, një ndër to, ka qënë dhe një rekomandim familjar dhe një garanci e lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, për punësimin e Berishës në bashkinë e Durrësit.

Mirëpo pas publikimit të vendimit të gjykatës, ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili në një intervistë në “Shqiptarja.com” thotë se rekomandimi familjar është një procedurë normale ligjore dhe sipas tij ska vend aspak për një skandal.

Dako sqaron se ka njohje me Lulzim Berishën, të cilësuarin nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit, dhe kjo njohje sipas tij ka lindur shumë vite më parë, kur ai ka qënë një sportiest i thjeshtë.

Më tej Dako, thotë se në bashki aktualisht janë dhjetëra të dënuar nga gjykata e Durrësit që bëjnë punë të detyrueshme, por për asnjë rast nuk një gjë e tillë nuk është bërë lajm, siç është rasti i Lulzim Berishës. Kryebashkiaku, shton se nuk ka ndikuar aspak në lirimin e Berishës nga burgu, pasi ai nuk është gjykatë që të lirojë të dënuarit.

Zoti Dako në çfarë rrethana keni lëshuar karakteristikat familjare për Lulzim Berishën dhe pse i keni garantuar gjykatës se pas lirimit nga burgu, do e punësoni pranë administratës së bashkisë Durrës?
Unë nuk kam lëshuar asnjë garanci për punësim. Nuk mund të punësoj këtë person, pasi ma ndalon ligji, për shkak se ka gjëndjen gjyqësore “i dënuar”. Punësimi i tij në bashki bëhet pa pagesë dhe është për punë vullnetare, pasi kompanitë private këto persona të dënuar nuk i pranojnë.

Unë, jo unë personalisht, por bashkia e Durrësit ka momentalisht disa të punësuar me punë të detyrueshme, që vetë gjykata e Durrësit ia ka lënë ngarkim, në mënyrë që këta persona të shlyejnë dënimin të dhënë nga gjykata.

Këta të dënuar, nuk kanë as bordero, por bëjnë punë të rëmdonta, pastrojnë plazhin ose lulishtet e punë të tjera, të cilat monitorohen nga Shërbimi i Provës në Durrës. Ndërsa për karakteristikat familjare, kjo është një procedurë normale që bëhet jo vetëm në bashkinë e Durrësit por edhe në bashkitë e tjera.

A keni pasur presion ju zoti Dako, për lëshimin e një rekomandimi pozitiv ndaj Lulzim Berishës?
Për çfarë presioni po flisni? Kush mund të më ketë bërë presion, për një procedurë normale, që parashikohet nga ligji. Një procedurë të tillë nuk e bën vetëm Lulzim Berisha, por e bëjnë dhe qindra të dënuar të tjerë në Shqipëri dhe në Durrës.

Unë jam i indinjuar pse gjykata e ka evidentuar këtë rekomandim të ligjshëm, që nuk bëhet vetëm për Lulzim Berishën, por edhe për të dënuar të tjerë.

Gjithçka është bërë për të më kthyer në lajm, duke pasur parasysh dhe interesimin e mediave, që kanë për këtë emër. Po jua tregoj me pak fjalë se çfarë ka ndodhur.

Në bashkinë e Durrësit dhe më konkretisht në zyrën juridike vijnë dhjetëra kërkesa nga qytetarët e Durrësit, ku kërkojnë një karakteristikë familjare.

Kjo është një procdurë e ligjshme. Këto karakteristika, i kërkojnë ata që janë në hasmëri, ata që kërkojnë azil, ata që kanë procese gjyqësore etj, pasi kërkohet për efekt dokumentacioni. Është drejtoria Juridike në bashki që merret me këtë pjesë e cila përpilon dhe dokumentacionin.

Për rastin në fjalë, është dhënë një rekomandim pozitiv, duke treguar të gjithë përbërjen familjare, divorcin me bashkëshorten etj. Ky rekomandim i është dhënë familjarëve të Berishës, siç i është dhënë dhe shumë personave të tjerë.

Kjo është e gjithë ngjarja, pavarësisht se çfarë thuhet që Vangjush Dako doli garant për Lul Berishën, që ky i fundit të lirohej. S’ka asgjë të vërtetë. Vangjush Dako nuk është gjykatë, dhe s’mund të lirojë njeri. Kam lëshuar dokumentin siç bëjmë çdo ditë me qytetarët të ndryshëm. Është tjetër gjë që keqintrepretohet nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë s’mund të argumentojë këtë karakteristikë në një kohë kur dihet që shërbimi i provës të dënuarit e liruar, i mban në marëdhënie pune të detyrueshme pranë institucioneve të shtetit dhe jo tek privatët, pasi dihet që këta nuk i pranojnë personat e dënuar, qoftë edhe nëse ata bëjnë punë vullnetare pranë kompanive të tyre. Bashkia është e shtetit, nuk është e Vangjush Dakos.

Pse në rekomandimet familjare, është dhënë një opinion pozitiv për Lulzim Berishën dhe familjen e tij. Çfarë kritere janë marrë në konsideratë për një raport të tillë?
Elton, dëgjo të them diçka. Unë jam kryebashkiaku i Durrësit dhe nuk jam zgjedhur në këtë detyrë që të jap vlerësime zyrtare se kjo familje është e mirë dhe kjo është e keqe. Këtë gjë unë nuk mund ta bëj.

Unë çdo qytetar të Durrësit në Bashki e respektoj njëlloj dhe për të gjithë kam dhënë vlerësime pozitive, kur kanë aplikuar për tu paisur me rekomandime familjar. Edhe në këtë rast, kam vepruar ashtu siç kam bërë me rastet e tjera.

A e njihni ju Lulzim Berishën, e keni takuar ndonjerë?
Sigurisht që e njoh dhe sigurisht që e kam takuar. Unë nuk kam lindur kryetar Bashkie, por kam qënë qytetar i thjeshtë në Durrës. E njoh që nga koha kur Berisha ka qenë thjesht një sportiest, mundës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit