Lirimi i Lul Berishës, hetim
gjyqtarëve që i ulën dënimin

Lirimi i Lul Berishës, hetim<br />gjyqtarëve që i ulën dënimin
DURRES-Prokuroria e Durrrësit nis hetimin për lirimin e të dënuarit Lulëzim Berisha.

Lirimi i Lulzim Berishës, si u dhanë vendimet gjyqësore, por dhe si mundi Lulzim Berisha të përfitojë disa herë ulje dënimi që nga viti 2012, janë nga kjo e enjte objekt i hetimit të nisur nga Prokuroria e Durrësit.

Në sitë do të kalojnë të gjitha vendimet që janë dhënë nga Gjykatat dhe arsyetimet që kanë bërë trupat gjykues. Kanë qenë këto vendime që Lulzim Berisha, ish-kreu i Bandës së Durrësit nga dëmimet maksimale, sot gëzon liri të plotë.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi, si edhe ka përfituar nga ligji i vitit 2012 “Për Amnistinë”.

Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria Durrës njofton se po shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të dhëna në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga Burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm.

Dhe pse jo zyrtarisht, burime për ReportTv bënë me dije se vendimet për uljen e dënimeve disa herë me 90 ditë ndaj Lulzim Berishës janë në shkelje flagrante me ligjet në fuqi dhe ky veprim është bërë nga dy gjyqtarë në Durrës.

Prokuroria e Durrësit njoftoi sot se ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.
 
Me dyshimet për shpërdorim detyre, akuza e Durrësit ka nisur hetimet për mënyrën se si janë dhënë vendimet gjyqësore përfshi dhe atë të dt.5 dhjetor 2016 ku treshja e gjyqtarëve Arben Vrioni, Petrit Ceno dhe Anita Mici i dhanë lirinë ish kreut të bandës së Durrësit.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar ndër të tjera se Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e saj datë 05. 12. 2016, ka vendosur :
 
“…Pranimin e kërkesës së të dënuarit Luzim Berisha dhe lirimin me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit penal me burgim të dhënë me vendimin nr. 1, date 16. 01. 2012, te Gjykatës për Krime të Renda, i ndryshuar me vendimin nr. 175, datë 16. 07. 2014, të Gjykatës së Larte, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, prej gjashte vjet e dy muaj e 22 ditë burgim…”.
 
Gjithashtu, nga informacioni i publikuar në media, rezulton që në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”.

Prokuroria e Durrësit deklaron se ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.
 
Ky hetim vjen vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu foli publikisht për lirimin e Lulzim Berishës duke thënë se lirimi i tij tregon se gjykatat janë të korruptuara.
Sipas akuzës e paqartë është dhe mënyrë se si Lulzim Berisha ka mundur të ndryshojë vendin e vuajties së dënimit duke kaluar nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë për në Spitalin e Burgut në Durrës.

A janë apo jo vendimet gjyqësore të ligjshme dhe a ka pasur shkelje ligjore dhe favorizim të Berishës deri më 5 dhjetor kur ai fitoi lirinë, pritet që prokuroria e Durrësit të mbyll këto hetime brenda Janarit të vitit 2017 ku do të dalë dhe me qëndrim zyrtar për gjetjet e hetimit.

Lulzim Berisha i cili deri më 5 Dhjetor 2016 qëndronte në burg, ishte dënuar fillimisht me burg për jetë për një sërë vrasjes në kuadër të ish bandës së Durrësit drejtuar prej tij por nga 2014 dënimi me burg përjetë u konvertua në 25 vite nga Gjykata e Lartë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore