Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote ka dalë për herë të parë para gjykatës pas arrestimit dhe shkarkimit, ndërsa ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me lirimin e Lul Berishës, pasi sipas tij numërimi i ditëve të burgut është një procedurë e juristit,  Teodor Labi.

"Nuk kam lidhje me dinamiken e vuajtjes se dënimit sepse është procedure e juristit dhe jo e drejtorit të burgut.
 
Çdo dinamikë kontrollohet formalisht nga drejtori. Raportet me zyrën juridike, janë të tilla që ricikloj dhe miratoj veprimtarinë e juristit.
 
Personalisht nuk merrem me pjesën e dënimit të të burgosurve. Dua te di ku kam bërë falsifikim dhe kam shkelur detyrën.
 
Nuk e ndjej veten fajtor. Nuk dua të më shohin me keqardhje, pasi jam i pafajshëm
" tha ai para gjykatës kur u njoh me masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Prokurorja pretendon se Kote ka shpërdoruar detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij, ndërsa gjyqtari Petraq Curri e vlerësoi të ligjshëm arrestimin si dhe masën e sigurisë ndaj tij.
kote ish drejtori burgut te durresit
 Ish-Drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kote sot para gjykatës

Policia ka arrestuar drejtorin e burgut Astrit Kote, pasi akuzohet se në bashkëpunim me juristin kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit në burg të të dënuarit Lulëzim Berisha.
 
Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se i dënuari Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com