TIRANE-"Duhet të indinjohemi nga lirimi i Lul Berishës". Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan Donald Lu lidhur me lirimin nga burgu të ish-kreut të "Bandës së Durrësit". Menjëherë vemendja shkon tek trupi gjykues që i dha lirine Lul Berishës, ndërkohë që kishte dhe 5 vite burg të mbetura për të vuajtur në qeli.
Ka qenë Gjykata e Apelit në Durrës institucioni që dha vendimin për lirimin e ish-kreut të "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha, të martën e 6 dhjetorit, duke i falur atij 5 vite nga dënimi.
Shqiptarja.com zbardh se relator i çështjes në Apel ka qenë gjyqtari, Arben Vrioni, ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, i cili prej pak kohësh është vendosur në Apelin e Durrësit.
Ndërsa dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues kanë qenë Petrit Ceno dhe Anita Mici.
(Anita Mici)Regjistrimi i dosjes për gjykim në Apel është bërë në 9 shtator të këtij viti, pasi gjykata e Shkallës së Parë nuk ka pranuar gjykimin e çështjes.
Ndërsa vendimi që çoi në lirimin e Berishës, u dha nga treshja e trupës së Gjykatës së Apelit në Durrës, vetëm 3 ditë.
Ndërkohë, ende nuk është zbardhur vendimi i gjykatës, ndërsa mësohet se shkak për lirimin e tij është bërë pretendimi i Lulzim Berishës se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Gjatë kohës që vuante dënimin, ish-kreu i bandës së Durrësit kishte përfituar disa herë ulje dënimi, për sjellje të mirë dhe probleme me shëndetin.
Sot, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,
Donald Lu tha se lirimi i kapobandës është bërë për arsye të panjohura, ndërsa e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Durrësit si të papranueshëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
18 Mars, 11:33
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht 2024, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik 2024, 14:04
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt 2024, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20