Lirimi i shtëpive të pronarëve
Totozani: Eshtë antikushtetuese

Lirimi i shtëpive të pronarëve<br />Totozani: Eshtë antikushtetuese
TIRANE - Avokati i Popullit deklaron se akti Normativ i Këshillit të Ministrave për lirimin e banesave ish-pronë e subjekteve të shpronësuara është antikushtetues shkel parimin e sigurisë juridike dhe përbën premisë në zbatimin e tij për një trajtim diskriminues ndaj shtresës së qeramarrësve, duke iu cënuar të drejtën e tyre për të jetuar dhe të drejtën për pasjen e një strehe.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së Kuvendit Avokati i Popullit kërkon mosmiratimin e aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr.3 datë 1.08.2012. "Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”.

“Miratimi dhe më pas zbatimi i tij, do te sillte pasoja serioze dhe te parikuperueshme.“ shkruhet në letrën që zoti Igli Totozani i ka dërguar kryetares së Kuvendit por dhe kryetarit të komisionit të ligjeve dhe krerëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozi, të PD-së, Gramoz Ruçi të PS-së dhe Lefter Koka të LSI-së.

“Procedura për nxjerrjen e këtij akti, por edhe përmbajtja e tij, evidentojnë momente të rëndësishme të mospajtueshmërisë së tij me dispozitat e Kushtetutës.”- nënvizon letra e Avokatit të Popullit ku argumentohet në detaje pse ky akt është antikushtetues.
Totozani i referohet dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat rrëzojne dy ligje të ngajshme mbi të cilat mbështetet akti normativ. Bëhet fjalë për ligjin e kthimit dhe kompensimin e pronave të korrikut të vitit 2004, si dhe të disa shtetase që ju bënë këtij ligji dy vjet më vonë. Nene te caktuuar te tij u rrezuan aso kohe nga gjykata Kushtetuese e cila argumentoi atëhere se shkelen parime të rëndësishme kushtetuese si parimi i sigurisë juridike si dhe kontatohet një trajtim diskrominuese ndaj shtresës së qiramarrësve duke iu cënuar të drejtën për të jetuar dhe të drejtën e pasjes së një strehë.
Kjo gjykate i ka rekomanduar ne ate kohe qeverise dhe kuvendit plotësimet e nevojshme në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Por dhe sot e kësaj dite ky rekomandim i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbatuar pasi nuk ka një plotësim të boshllëkut ligjor të krijuar me shfuqizimin e nenit perkatës të vitit 2006. Sipas Avokatit të popullit qeveria përmes aktit normativ ka marrë padrejtësisht kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë.

JA SHKELJET QË KONSTATON AP

Nenet me të cilat pretendohet se do rregullohen marrëdhëniet qeramarrës dhe ish pronarë përmes marrjes së një kredie, pavarësisht nga kushtet e saj, janë shfuqizuar me vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.

- Në këto vendime arsyetohet shkelja e parimeve të rëndësishme kushtetuese, që lidhen direkt me të drejta të njohura dhe garantuara në Kushtetutë.

- Aktualisht gjendemi para një akti normativ, përmbajtja e të cilit në referencë të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përfshihet në kuptimin e gjësë së gjykuar. Për rrjedhojë, përmbajtja e Aktit Normativ nr.3 datë 1.08.2012, shkel parimet e rëndësishme kushtetuese, që lidhen direkt me të drejta të njohura dhe garantuara në Kushtetutë. Konkretisht, shkel parimin e sigurisë juridike, si pjesë përbërëse e rëndësishme e shtetit të së drejtës, po kështu përbën premisë në zbatimin e tij për një trajtim diskriminues ndaj shtresës së qeramarrësve, duke iu cënuar të drejtën e tyre për të jetuar dhe të drejtën për pasjen e një strehe.

- Afatet e përcaktuara për kryerjen e procedurave të nevojshme nga organet komptente të përcaktuara në këtë akt, janë ekstremisht të shkurtra.

- Ndalohet vendimmarrja e Gjykatës kompetente të Shkallës së Parë, nisur nga rregullimet e bëra në një akt normativ, ndërkohë që veprimtaria e gjykatës në këto raste rregullohet me Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile. Pra, përcaktimi i bërë në këtë paragraf cënon heirarkinë e akteve normative që kanë fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe bie ndesh me pikën 1, të nenit 116 të Kushtetutës. Pra, nëpërmjet aktit i merret në mënyrë të kundërligjshme një kompetencë organit te Gjykatës.
-  Edhe në kuptim të gjuhës së përdorur në këtë akt në disa dispozita gjejmë termin “Ftohet”, që përbën një terminologji krejtësisht të papërshtatshme për një akt normativ.

Sipas këtij akti duhen liruar banesat e 3200 pronarëve legjitimë, deri më 1 nëntor. Avokati i Popullit thotë se pranë këtij institucioni janë paraqitur në vazhdimësi një numër i konsiderueshëm ankesash, në lidhje me trajtimin me strehim të familjeve të pastreha, të cilat banojnë në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara. Ky numër ka pësuar një rritje në mënyrë progresive, menjëherë mbas nxjerrjes së Aktit Normativ të Keshillit të Ministrave nr.3 datë 1.08.2012, “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës