Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991

33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Për herë të parë Repolitix në Report Tv drejtuar nga Denis Minga publikon dokumentat e arkivës së kohës rreth takimit ku Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për gjendjen e rëndë në Shkodër pak minuta para vrasjeve e deri te ditët më pas.

Në dokumentin e parë Repolitix sjell dëshminë e Gramoz Ruçit i cili i raporton më dy prill Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991 dhe gjithçka kishte ndodhur.

“Veçanërisht në tre qytete në Shkodër, Kavajë dhe në Tiranë kanë qenë më evidente. Gjendja më e rëndë aktualisht paraqitet në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër ka pasur grumbullime pa veprime të jashtëligjshme si mbrëmë, por veçanërisht sot, janë shoqëruar edhe me veprime.

Në këto grumbullime, pra në këto turma njerëziah janë vënë në radhë të parë fëmijët dhe gratë dhe dëgjohen thirrjet kundër Partisë të Punës, kundër personaliteteve politike, thirrje për arme, kundra zonave jugore dhe verilindore, kundra fshatarësisë. Gjithashtu është bërë thirrje për përmbysjen e pushtetit ekzistues me dhunë, është bërë thirrje Shkodra Republikë" etj. Janë kryer veprime të ndryshme nga më vandalistet, si me armë zjarri, ashtu dhe me mjete të forta, dëmtime, shkatërrime deri në djegie dhe përdorimin e dinamitit”.

Granoz Ruçi: Dua t'ju them edhe nja dy gjëra shoku Ramiz.

Ramiz Alia: Çfarë ka ndodhur tani?

Gramoz Ruçi: Aktualisht gjendja vazhdon siç u informova në fillim Presidencën, por tensioni është rritur... Në Komitetin e Partisë veç dëmtimeve të jashtme kanë arritur të futen brenda dhe të bëjnë dëmtime të ndjeshme, të nxjerrin ne forcë personelin, pastaj i kanë vënë zjarrin, kanë djegur dokumentacionin dhe zyrat e Komitetit të Partisë së rrethit. Ka të vrarë dhe të plagosur. I njëjti sulm është bërë dhe ndaj Komitetit Ekzekutiv të kp të rrethit, nuk kanë arritur eventualisht deri tani, por është vetëm në sulmin, janë thyer vetëm xhamat e tij si dhe ato të bibliotekës në rrethi. Eshtë sulmuar policia dum i rrëmbyer një punonjeni të policisi autoantikun.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Ndiqni në zhvillime: Diskutimet dhe debatet gjatë mbledhjes dhe si e raportoi në kohë reale Gramoz Ruçi lajmin për vrasjet në Shkodër ndërsa vijonte takimi me Ramiz Alinë në Tiranë. Cili ishte roli i Azem Hajdarit në ngjarjet e Shkodrës dhe çfarë përmban dosja nr 60? Raportimin që Ruçi i bëri Fatos Nanos, dhe pikat kryesore të hetimeve mbi ngjarjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Dosja e masakrës së 2 Prillit ’91: Forcat e ruajtjes së rendit qëlluan, por protestuesit u morën armët

Asnjë autor nuk është zbuluar as 33 vite pas masakrës së 2 prillit 1991 ku u vranë 4 protestues në Shkodër dhe u plagosën 20 policë. Repolitix në Report tv sjell pikat kyçe të hetimeve.

-Kryesorja ka qenë grumbullimi në sheshin para komitetit të Partisë. Rreth 15.000 persona të cilët fillimisht kanë qëndruar përpara komitetit të partisë së rrethit.

-Nga forcat e ruajtjes së rendit është qëlluar me armë zjarri. Në këto momente turma është irrituar shumë dhe ka sulmuar edhe me shishe benzime e lëndë eksplozive.

-Nga hetimi del se forcave të ruajtës së rendit u janë marrë gjatë përleshjes nga persona të demonstrues armatime, pajisje mbrojtëse si: pistoleta, 70 shkopinj gome etj.

-Aktualisht nuk është zbuluar asnjë autor i kryerjes së veprave penale as të katër personave të vrarë.

 

Ora 22:39
Masakra e 2 Prillit ’91, zbardhet urdhri i Gramoz Ruçit për Degët e Brendshme: Zini lartësitë me qitës të përgatitur (Dokumenti)

Ministri i Brendshëm i asaj kohe Gramoz Ruçi në momentin e trazirave të 2 prillit ’91 në Shkodër u ka dhënë një urdhër të brendshëm forcave të policisë dhe të Sigurimit të jenë të përgatitur. Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci, atëherë ministër i Brendshëm. Repolitix në Report Tv ka zbardhur urdhrin.

"Gjate dites se djeshme ne qytetin e Tiranes, Shkod- Shkodrës dhe Kavajes jane grumbulluar turma njerzish ne menyre te paligjshme duke hedhur parulla politike dhe fyer personalitete te kombit. Forcat e policise kane nderhyre me agjitacion ose nuk kane nderhyre fare. Qendrime te tilla pas dites se 31 Marsit jane shume të gabuara. Policia te nderhyje me ashpersine e ligjes dhe kurdohere ushtrimin e forces ta shoqeroje me ndalimin e fajtoreve qe kap. Per te vepruar me forcen shkopit nuk ka askush arsye te pyes pergjegjesin. Per te vepruar me forcen shkopit nuk ka askush arsye te pyes pergjegjesin. Godiini ashper qysh ne fillimet e grumbullimeve. Pas te paralizuar ata qe nga turmat mund te goditin ne arme forcat tona, zini lertesite dominuese me qites te pergatitur, forcat tona qe perleshen me turmat mos shkojne te armatosura", shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi.

Nuk mund të themi se ky ishte urdhri për të qëlluar por ky tregon tentativën për të qetësuar situatën.

Ora 22:27
DOKUMENTET/ 'Pati të shtëna nga turma', Ruçi i raportoi Nanos në mbledhjen e qeverisë për vrasjen e 4 protestuesve në Shkodër në ‘91

Repolitix në Report Tv zbardh mbledhjen e mbledhjen e këshillit të ministrave, mbajtur në 4 prill 1991, dy ditë pas protestës me katër të vrarë në Shkodër.

Mbledhja drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano dhë në fokus kishte ngjarjet e dy prillit në Shkodër. Raportimet për këtë ngjarje i bënte ministri i Brendshëm Gramoz Ruçi.

FATOS NANO: Shoku Gramoz.

GRAMOZ RUCI: Të njoh qeverinë me ngjarjen e Shkodrës e njoh, por aty kanë qenë shokët e hetuesisë dhe të prokurorisë sot në Shkodër.

FATOS NANO: Po mirë, të dëgjojmë shokët e organeve të drejtësisë atëherë.

GRAMOZ RUCI: Në qoftë se është kështu, atëherë ju njoh se çfarë ndodhi, qysh ndodhi.

QMAL LANE: Per hetim  nuk ka asgjë, shoku Fatos,

FATOS NANO: Ç'do me thënë, më fal se nuk të kuptova, çdo me thënë u dëgjuan krisma?

GRAMOZ RUÇI: Nga turma, nga demostruesit u dëgjuan krisma arme dhe eksplozivi. Në këtë kohë u hap zjarr në ajër nga...

FATOS NANO: Ku në mes të turmës ishin krismat dhe eksplozivi?

GRAMOZ HUCI: Po pra.

FATOS NANO: Ku u hodh eksplozivi?

GRAMOZ RUCI: U hodh në ambientet e jashtme, drejt Komitetit të Partisë, drejt godinës dhe forcave të rendit.

FATOS KANO: Domethënë u hodh eksploziv nga turma drejt godinës.

GRAMOZ RUCI: U hodh eksploziv drejt Komitetit të Partisë dhe forcave që mbronin Komitetin e Partisë, eksploziv, në këtë kohë forcat e rendit...

Gramoz Ruçi: Vazhdoi hedhja e eksplozivit mbi autoblinda në drejtim të Komitetit të Partisë së Punës etj. Në këtë kuadër edhe forcat e rendit kanë gjuajtur, në orën 11 e 30', u mor vesh se nga gjuajtjet që ishin bërë, ishin dëmtuar 3, domethënë kishin vdekur 3 veta dhe ishin plagosur disa të tjerë.

FATOS NANO: Në 11 e 30 u mor vesh kjo?

GRAMOZ RUCI: Po, në 11 e 30, se atëherë kanë...

FATOS NANO: Nuk dihet kur u vra i pari, kur u vra i dyti, kur u vra i treti?

GRAMOZ RUCI: Në të njëjtën kohë janë vrarë që të gjithë, shoku, sipas, në të njëjtën kohë janë vrarë që të gjithë.

*Përveç anëtarëve të Këshillit të Ministrave, në mbledhje marrin pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, SOKRAT PLAKA; kryetari i Gjykatës së Lartë, KLEANΤΗΙ KOVI; kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, QEMAL LAME; prokurori i përgjithshëm, RRAPI MINO ...

Ora 22:15
Masakra e 2 prillit '91, Beqiri: Azem Hajdari ishte agjent i sigurimit të shtetit

Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv duke folur për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe rolin e Azem Hajdarit. Sipas Beqirit, Hajdari ka qenë ishte agjent i sigurimit të shtetit.

‘Çfarë ishte skenari rumun dhe bullgar. Ramiz Alia i kishte të qarta të dya dhe për të shpëtuar kokën e vet donte skenarin bullgar. Dhe skenari bullgar i mëshoi deir në fund. Skenari bullgar ishte do djegim komuniteti qendror do themi u ulërijmë e bëjmë dhe ndërtojmë demokracinë. Ndërsa skenari rumun ishte të bëjmë revolucion siç bëmë.

Në një situatë të tillë 2 prilli ishte pjellë e atyre që donin me çdo kush që Shqipëria të mos ecte në normalitet por sa më shpejt ta merrnin forca që udhëhiqte Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Azem Hajdari nuk erdhi rastësisht aty. Ishte agjent i sigurimit të shteti kishte dosje. I bënte mbrojtje Ramiz Alia se e dinte se kush ishte.’- tha Beqiri.

Ora 22:14
‘Ti ke qenë në burg atëherë’, Dervishi debat të ashpër me Beqirin në Repolitix

Një debat i ashpër ka ndodhur mes avokatit Idajet Beqirit dhe Ferdinand Dervishit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa po diskutohej për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën 20 policë.

Beqiri: Nuk ka plagosje... nuk janë qëlluar. Është qëlluar në ajër me plumb rikoshet!

Dervishi: Çfarë është ky nivel që më sjellë në studio. Ai thotë 50 të plagosur me plumba në ajër.

Beqiri: Pse ndodhi ajo ngjarje

Dervishi: Por ti ke qenë në burg atëherë! Je dënuar në kohë të komunizmit

Beqiri: Po nuk të vjen turp more derëzi

Dervishi: Në ’96 je dënuar për krime kundër njerizimit nuk të takon të thirresh nëpër studio.

Beqiri: Ti je i mbaruar je me mendjen e Saliut dhe të Ilir Metës.

Drrvishi: Nuk ke lexuar asgjë

Beqiri: Unë i brendshëm t’i thua nuk di gjë

Dervishi: Ke qenë i liruar nga burgu pra. Saliu ai miku jot të futi në burg në ’96. Çfarë ke ti për të të respektuar...

Ora 22:00
Dokumentet/ Gramoz Ruçi akuzon Azem Hajdarin për udhëheqjen e protestës me katër të vrarë në '91, Ramiz Alia e mbron

Repolitix në Report Tv sjell një tjetër dokument mbi atë se çfarë i raportonte Gramoz Ruçi, Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991. Në krye të protestave, Ruçi thotë se qëndronte Azem Hajdari, por Alia thotë se ai ka shërbyer për të qetësuar situatën.

Ruçi ngre pikëpyetje rolin e Azem Hajdarit në protestë

Ruçi: Në krye të organizimit është Azem Hajdari, të Shkodrës. Vajti që në fillim dhe është evident edhe sot. Edhe  komunikimi i shokëve tanë është pikërisht me këtë person, si deputet dhe si përfaqësues edhe i PD-së dhe dëgjohet.

Në konsultën që ka kryer tashti Kryetari i degës me të, se aktualisht ai po vepron, vetën dega e brendshme atje. Dhe unë u ndava në telefon me zëvendësin kur ai ishte duke biseduar pikërisht me këtë titullar të PD-së.

Ramiz Alia: Ai ndihmon që të shuhet zjarri.

Ruçi: Jo, të luten. Ai ka qenë dje shoku Ramiz. Unë kam kërkuar nga organet e mia të rendit që të kërkojnë kur u grumbulluan që në fillim që të mos kalonte me veprime policia por përfaqësuesit deputetë të zgjedhur nga këto forca, PD-ja të dilte t'u fliste këtyre njerëzve që të mos arrinte në veprime të mëtejshme. Nuk gjendesh. Njoftimi mu dha që nuk është në Shkodër, po është në Tiranë. Atëherë u interesova nëpërmjet Tiranës, dhe të dhënat dilnin që ishte në Shkodër.

 Ramiz Alia mbron Azem Hajdarin duke thënë se nuk ka fakte si i implikuar per ngjarjet e Shkodrës

Lumturi Rexha: Po mirë, shoku Ramiz, ato forcat që janë kështu do të mbeten? Mirë pluralimi politik e partitë kështu do të mbeten keto?.

Shoku Namin Alia: Kush?

Lunturi Rexha : Po ja Azem Hajdari, supozojmë

Ramiz Alia: Po nuk mund ta akuzojmë ne

Lumturi Rexha: Se si do t'a lëmë ne kështu

Ramiz Alia: Jo, nuk mund t'a akuzojnë, ne nuk kem ndonjë të dhënë, të paktën shoku Gramoz nuk thotë

Lumturi Rexha: Po, pse kush i bën?

Ramiz Alia: Kush i bën është tjetër problem. Nga ato që thotë shoku Gramoz nuk thotë që është organizatori. Ka qenë atje thotë, ka thirrur dhe atë të policisë që të bashkëpunojnë për t'i qetësuar. Tashti, si qysh, tek.

Lumturi Rexha: Janë disa gjëra shoku Ramiz, flasin keshtu se jeni në Presidium këtu.

Ramiz Alia: Në Presidium unë do të flas vetën mbi bazën e fakteve.

Lumturi Rexha: Me fal, po ndodhën gjëra andej, ndodhën te mumenti, jo po ishte këtu, jo po s'ishte këtu, se kështu do të rrëshqasin këta njerëz?

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 03/04/2024 09:16

    Te jemi te "kenaqur" qe nderrimi i nje sistemi shumevjeçar u kthye vetem me 4 te vdekur(e mira do te ishte mos te kishte fare humbje jete).Po te kujtojme Rumanin apo dhe shume shtete te tjera ku kishte shume humbje jete,apo hapja e depove ne 97 ku dhe sot e kesaj dite me ato arme vriten njerez.Nuk do te them se regjimi komunist kishte te mira por dhe demokracia e Sali shpellarit ka qene dhe do te mbetet si me e pjerdhura ne histori.Turp qe parlamenti shqiptar ka njerez te tille.

    Përgjigju
  • Bale: 03/04/2024 05:40

    Pra ne kete rast nuk beka pershtypje urdheri i shokut Gramoz per snaipera ne distance. Turmat vertet i organizoi PD. E verteta eshte se PD kishte mbeshtetjen e oficereve te CIA nga stacioni i Beogradit. Ku bashkepunonin me UDB. "Shoket" amerikane jane pergjegjes, dhe kushdo kunder eshte antiamerikan.

    Përgjigju
  • 13 dhjetori: 03/04/2024 04:03

    2 prilli ishte i inskenuar,u shfrytezua pakenaqesia.Njerezit nuk dinin gje per skenarin.As Azemi(pavaresisht se ishte kontigjent i pabesueshem).Ramizi,Nexhmij,Saliu me skenarin e dikuj e realizuan.Ambasadat,tragetet,13 dhjetori ne Shkoder,ne Kavaje ishin protestat bio dhe te mbeahtetur nga perendimoret.

    Përgjigju
  • Iris: 03/04/2024 02:55

    Nuk besoj qe A.Hajdari ka qene agjent i Sigurimit me dosje.Mund te kete qene person i besuar me familje e te aferm me biografi te mire,se ne ate kohe, ata me biografi te keqe nuk e kalonin dot deren e UT,aq me teper qe studionte ne nje nga to dege, qe ne ate kohe perzgjidheshin per miqte e miqve dhe se dyti,po te kishte pasur dosje,Berisha do te ishte sjelle ndryshe me te.Dihet si Berisha i trajtonte militantet e PD me dosje Sigurimi.Sa per ceshtjen ka qene ne Shkoder,apo ne Tirane,ka qene organizator i trazirave apo jo,une mendoj qe ka qene organizator,megjithese shkodraneve ne ate kohe nuk u duhej shume ndihme per t'u ndezur.Nuk e di nese situata u doli nga kontrolli,apo deshen qe te merrte ate drejtim qe morri,por sigurisht PD i shfrytezoi shume mire pasojat dhe koston e saj.Ironike eshte fakti se si u shperblye dashuria e besnikeria e Shkodres keto 33 vjet nga te dyja palet,PS,PD!

    Përgjigju
  • Emigrant: 02/04/2024 21:39

    Zoterinj kur flisni tregoni te verteten Tregoni qe masakren e ben ata qe i sherbenin armiqve te shqiperise Ku me shumic u grumbulluan tek PD Partia me antishqiptare qe ekzistont

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës