Lirimi me kusht i Endrit Dokles, ja kush janë 3 gjyqtarët për apelimin e prokurorisë së Krujës

Lirimi me kusht i Endrit Dokles, ja kush janë 3 gjyqtarët për apelimin e prokurorisë së Krujës

TIRANË - Çështja penale e lirimit me kusht të Endrit Dokles, të dënuar me vendim të Gjykatës së Lartë me burgim të përjetshëm, do të gjykohet shumë shpejt në gjykatën e Apelit Tiranë, nga një trupë gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa. Kjo është treshja penale që ka zgjedhur shorti elektronik, dhe që në vijim do marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë së Krujës. Akuza e Krujës ka apeluar vendimit e 14 janarit 2020, ku gjyqtarja Enkeleida Hoxha, ka vendosur të lirojë me kusht një të dënuar me burg të përjetshëm me argumentin se Endrit Dokle ka kryer ¾ e masës së dënimit, duke përllogaritur që Dokle ka qëndruar në burg 25 vite e 7 muaj.

Por nga ana tjetër prokuroria në apelimin e saj, ka argumentuar se i dënuari Dokle është një përsëritës krimesh dhe nuk ishte në kushtet ligjore për tu liruar me kusht. Prokuroria më tej argumenton se gjyqtarja Enkelejda Hoxha i ka bërë një interpretim të gabuar të neneve 64 dhe 65 të Kodit të Procedurës Penale, duke lënë të lirë me kusht një të dënuar për shumë vepra penale duke filluar nga vrasja deri tek trafiku i drogës e mbajtja pa lejë e armëve luftarake. Prokuroria e Krujës kërkon prishjen e vendimin të gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe kthimin e Endrit Dokles në burg, për të vijuar vuajtjen e dënimit të mbetur.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën