Lirimi me kusht, Meta: Haradinaj
të kthehet sa më shpejt në atdhe

Lirimi me kusht, Meta: Haradinaj<br />të kthehet sa më shpejt në atdhe
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta reagon pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
 
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
 
Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e cliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.
 
Ramush Haradinja, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.
 
AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës