Lirimi nga burgu/ Zbardhet ekspertimi psikik për Avdylin: I paparashikueshëm dhe i rrezikshëm

Dy ekspertët mjeko-ligjorë Latif Fjolla dhe Shkëlqim Korbi që ishin ngarkuar nga gjykata për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore ndaj Astrit Avdylit, kanë dalë me dy ekspertime të kundërta. Në konkluzionet që i kanë paraqitur gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, dy ekspertët nxirrnin të sëmurë mendërisht Astrit Avdylin, por me një diagnozë tjetër. Ndërkohë në konkluzionet e dyta që i kanë paraqitur gjykatës së Apelit Shkodër, të dy ekspertët kanë dalë me përfundimin se Astrit Avdyli i dënuar me 16 vite burg për vrasje, vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, por jo nga sëmundja që dy ekspertët kishin nxjerrë si konkluzion herën e parë në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë.

Gjykata ka arritur në përfundimin se ndryshe nga sa kanë arritur ekspertët e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, grupi i ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Apelit ka arritur në një diagnozë tjetër, atë të “Çrregullim psikotik i paspecifikuar me tentativa suicidale”. Klinikisht paraqet çrregullime në formën e deluvioneve, të cilat udhëheqin sjelljet vetëdëmtuese dhe suicidale. Ekspertët, të pyetur edhe në seancë gjyqësore, kanë shpjeguar se shkaqet e sëmundjes së tij janë multifaktoriale, si për çdo individ tjetër me probleme të shëndetit mendor.

Qëndrimi në burg me mjekimin aktual rëndon gjendjen shëndetësore të të dënuarit, pasi ai ka nevojë që të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për një kohë të gjatë në kushte spitalore. Njëkohësisht grupi i ekspertëve mbi bazën e pyetjeve të gjykatës, ka specifikuar se i dënuari Astrit Avdyli prezanton sjellje të paparashikuara, për vete dhe për të tjerët, e cila me trajtim dhe ndjekje adekuate, mund të mos përbëjë rrezik për të tjerët. Gjykata, mbi bazën e pyetjeve të palëve ndërgjyqësve dhe ato të gjykatës, i kërkoi ekspertëve që të përcaktohej gjendja shëndetësore e të dënuarit Astrit Avdyli:

1. A kishte probleme shëndetësore?

2. Nëse po, cilat ishin ato?

3. A rrezikonte jetën e të dënuarit qëndrimi në burg dhe nëse po, cilat janë masat e nevojshme që duhen marrë për të eliminuar këtë rrezik?

4. Të përcaktohej nëse shëndeti mendor i të dënuarit në rast lirimi mund të rrezikonte ose jo, jetën e personave të tjerë?.

Grupi i ekspertëve, pasi mori në analizë të gjithë materialin shkresor të administruar dhe pasi bëri edhe një shtrim të të dënuarit në klinikë, për rreth një muaj, për të parë më mirë gjendjen shëndetësore të kërkuesit, paraqiti aktin e ekspertimit dhe aktin e ekspertimit shtesë, ku në konkluzion të të gjitha pyetjeve kanë konkluduar:

Astrit Avdyli prezanton probleme të shëndetit mendor.

Astrit Avdyli vuan nga Çrregullimi Psikotik i Paspecifikuar me Tentativa Suicidale. Klinikisht paraqet çrregullime të mendimit në formën e deluzioneve, të cilat udhëheqin sjelljet vetëdëmtuese dhe suicidale.

Astrit Avdyli ka manifestuar elementë psikotikë (halucinacione dhe deluzione), të paktën që prej vitit 2006, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, sikundër edhe elementë të humorit depresiv.

Trajtimi është kryer me antidepresivë në doza të ulëta, por nuk është filluar asnjëherë gjatë kësaj periudhe trajtim me antipsikotikë.

Shkaqet e fillimit të sëmundjes janë multifaktorialë, si për çdo individ tjetër me probleme të shëndetit mendor.

Simptomatika është rënduar me kalimin e viteve, sipas përshkrimit të sipërcituar në këtë akt, dhe vlerësimit gjatë hospitalizimit të fundit pranë QSB-së, për shkak të trajtimit të paspecializuar periodik dhe ndjekjes laboratorike për efektin e barnave dhe efektet anësore të tyre, si dhe moszbatimit të protokolleve të trajtimit.

Klinika që ka prezantuar ka qenë: viti 2016, përshkruhet SNQ nuk duket mirë, ankon për pagjumësi, ankth, çrregullime të sjelljes, deluzione, halucinacione pamore e auditive, pacienti ka bërë tentativë suicidale. Konsulta e parë psikiatrike konstaton mosorientim në hapësirë dhe kohë dhe ku konkludohet të kihet kujdes për tentativë suicidale. Në kartelën 415 përshkruhet: i axhituar, kërcënues dhe destruktiv. Me refuzim të marrjes së terapisë, halucinacione auditive, deluzione somatike përshkruhen të menduar depresiv dhe ide vetëvrasëse, referohet tentativë armiqësore, deluzione paranoide të interpretimit dhe helmimit.

Tentativat dhe të menduarit suicidal, pavarësisht etimologjisë së tyre sipas protokolleve të trajtimit kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe ligjit të shëndetit mendor, detyrimisht trajtohen me hospitalizim dhe ndjekje të specializuar.

Fillimi i një antipsikotiku, sipas protokolleve të trajtimit, zëvendësimi i tij në rast refrakrariteti (rezistencë terapeutike) apo kombinimi, vlerësimi i simptomatikës dhe ecurisë me anë të testeve vlerësuese (PANSS; BPRS), që kryhen nga specialisti psikiatër; ndjekja me ekzaminime periodike laboratorike dhe konsulta të tjera sipas algoritmit të trajtimit me antipsikotikë.

Sipas Guideline of American Psychiatric Association 2003, suicidi në ambientet e burgut është 4 herë më i lartë dhe te burrat 9-15 herë më i lartë. Ai ndikon negativisht duke qenë: a) terren përforcues i deluzioneve paranoide që prezanton; b) sjellja impulsive, axhitimi, gjykimi i dëmtuar, refuzimi i ndihmës, janë indikacione për hospitalizim; c) në pacientët e spektrumit psikotik tentativat për suicid ndodhin kur ka pasur eksperienca të episodeve depresive madhore, ose nga marrja e antidepresivit; d) impulsiviteti, armiqësia, agresioni, të ndara ose së bashku, rrisin riskun për suivid në pacientët me psikozë.

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në mënyrë progresive në rëndimin e gjendjes, me pasojë riskues si për ecurinë e sëmundjes prej të cilës vuan dhe riskun për vdekje të papritur prej barnave (problemet kardiake).

Aktualisht prej sëmundjes prej së cilës vuan dhe dëmtimit të gjykimit, shtetasi Astrit Avdyli prezanton sjellje të paparashikueshme për vete dhe të tjerët, e cila me trajtim dhe ndjekje adekuate mund të mos përbëjë rrezik për të tjerët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë