Lirohen 11 emigrantë arabë, mbaheshin të lidhur, dhunoheshin me shkop e kërcënoheshin me armë për 50 mijë euro (VIDEO)

Tirane- 11 emigrantë afganë të cilët ishin marrë peng për 50 000 euro janë liruar falë një operacioni ndërkombëtar pjesë e të cilës ka qenë dhe policia shqiptare.

Emigrantët mbaheshin të lidhur dhe rriheshin me shkopinj dhe kërcënoheshin me armë nga dy shtetas afganë, të cilët regjistronin videon dhe ua dërgonin familjarëve të viktimave që tu bënin presion për të marrë paratë e kërkuara. Vetëm nëse do të silleshin paratë ata do të liroheshin.

Ishin informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze që mundësuan  gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë të marrë peng dhe identifikimin e autorëve.

“Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar. Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani’ informoi sot policia e Shtetit.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe  dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Operacioni u kodua ‘Kindnaping’.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga