'Çmendet' avokati i Berishës dhe Metës: Dilni sot nga shtëpitë dhe vrisni patronazhistët! Nisin hetimet për Genc Gjokutajn, dosja në Prokurori

Pa gjumë nga seanca plenare dhe i shqetësuar për Kodin e ri Zgjedhor, avokati i familjes Berisha, Genc Gjokutaj, një prej anëtarëve me të rëndësishëm të kryesisë së Ilir Metës, ka bërë një postim në orën 02.00 të mëngjesit, i cili ka kushtuar probleme me drejtësinë.

Avokati Gjokutaj ka shprehur jo vetëm ndjesinë e tij për të vrarë hajdutët që ndihmojnë pushtetin siç thotë ai – por i bën thirrje shqiptarëve të ngrenë armën ndaj patronazhistëve dhe të rrahin policët

“Shqiptarë që e doni Shqipërinë dhe jo që dini shqip. Dilni nga shtëpitë sot. Thyeni çdo sportel që ju kërkon shpirtin. Rrihni çdo polic që mbron hajdutët. Vrisni çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen. Vetëm kështu shqiptarët mund të bëhen zotërinj dhe Shqipëria Zonjë”.- shkruan Gjokutaj.

Ky postim kërcënues i publikuar edhe në media me çudinë e një deklarate kaq të rëndë, solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila njoftoi se ka kërkuar në Prokurorinë e Tiranës hetimin e avokatit për thirrje publike për veprime të dhunshme.

'Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.'- njofton policia.

Pasi u njoftua se ka nisur procedimi ndaj tij për thirrjet e dhunës, avokati Genc Gjokutaj ka publikuar një tjetër status, në përpjekje për t’u shfajësuar. Sipas tij, thirrjet për dhunë ishin metaforike.

 ‘Me thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin, nënkuptova kundërshtimin ndaj administratës së korruptuar në abuzimin me fondet publike, ndërsa me rrihni çdo polic që mbron hajdutët, kundërshtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit që merr në mbrojtje hajdutët”, shkruan avokati i ish-kryeministrit, që thekson më tej se “asnjëherë nuk ka shkelur ligjin.’- shkruan Gjokutaj.

Të njëjtën ndjesi për të vrarë e shfaqi pak ditë më parë një tjetër njeri i afërt i Metës e Berishës, Adriana Kalaja që udhëheq protestat para bashkisë së Tiranës

Edhe ndaj saj ka nisur një hetim, por para hetuesve ajo tha se donte të ironizonte disa shkrime kundër saj në media për një foto ku shfaqet me armë.

Genc Gjokutaj ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ‘shfajësimi’ i parë që bëri për të lehtësuar pozitën e tij ligjore, ishte të modifikonte postim në Facebook dhe të vinte thonjëzat në thirrjen “Vritini” patronazhistët, ndërsa për rrahjen ndaj policëve nuk duket i penduar.

Postimi i plotë i Gjokutaj në rrjetet sociale

Postimi i modifikuar nga Gjokutaj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish. Polic i policix POPULLORE: 27/07/2024 17:32

    Turp,përsëri turp dhe pafundësish.Kush është ky,dhe ata që e ushqejnë këtë kërmë,ata (të gjith) DAHET TË JEN NË LITAR .Vaji i kandilit për t'a ka sosur

    Përgjigju
  • Kuka: 27/07/2024 17:20

    Nuk e ka keq: rrhihni, thote, policet qe mbrojne hakdutet; e "vrisni" (shtuar thonjza) patronazhist qe vjedh te ardhmen dhe familjen. Shpesh degjojme qe xy ose njerzit "vrane" friken - asnje pordhcedim nuk ka bere policia. Si duket e ka shtuar punen me "burimet e hapura" informative se u keput me ato te fshehta.

    Përgjigju
  • AltinTop: 27/07/2024 16:07

    Ky do te vije ne pushtet per te zgjeruar ploncin dopio

    Përgjigju
  • Lushnjari: 27/07/2024 15:20

    Tani i bie qe patrinazhistet per vete mbrojtje ti bjen ketij avukati me gjith ate debilen e saliut Kalaja

    Përgjigju
  • Gëzimi: 27/07/2024 14:33

    Ore Genc po ti vërtet je genci e kupton vetë ti kujt i themi Genci neve. Po qe aq trim sa tregohesh në rrjetet sociale dil para ndonjë polici dhe provoje se mbase e vret dhe mos ndërsa këlyshëve të tjerë që të bëjnë një gjë të tillë.Dhe një gjë doja të thosha. Mos harro nga çfarë familje vjen. Harëm të qoftë që bën thirrje për vrasje o derrkuc.

    Përgjigju
  • Jaho: 27/07/2024 14:05

    Rraseni brenda batakciun!

    Përgjigju
  • Sila: 27/07/2024 13:54

    Ky eshte hajduti dhe vrasesi i gjithe popullit sespse mbron hajdutet e vrasesit

    Përgjigju
  • Sara: 27/07/2024 13:32

    Nje pler qe beb nje deklarate te tille duhet arrestuar menjeher oer nxitje terrorizmi...nuk ka nevoj per hetime e prova po shtet leshi hesapi

    Përgjigju
  • Taulanti: 27/07/2024 13:16

    Bëjani gati Ramës edhe mandatin e 4.Kur dëgjon populli nga këto thirrje tmerrohet dhe kuptohet sesi voton pastaj.Edhe Likja këte punë bëri edhe në vitin 2001 dhe ja shtroi rrugën Ramës.

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/07/2024 13:05

    Dil vetë se Shqiptarët nuk merren me plihra si ty

    Përgjigju
  • Luani: 27/07/2024 12:55

    Dil ti i pari të shohim sa të vlen lëkura.

    Përgjigju
  • ana: 27/07/2024 12:44

    E ka thene nen efektin e mbidozes se kokaines, keshtuqe mos ia vini re.

    Përgjigju
  • ZENUN TYTA: 27/07/2024 11:21

    A ka shtet Shqipria ? ? ? Po pse s'futet nē burg DERRI GJokutaj pēr çfar arsye. Çfar mund tē bēj tjetēr tē mari kallashnikovin. Pty rac e pisēt me nē krye Edi Ramēn flliqsir.

    Përgjigju
  • luli: 27/07/2024 10:52

    Po ndodhi kkushton shkruaj ketu..

    Përgjigju
  • Lindi: 27/07/2024 10:28

    Bërtet hajduti, kapni hajdutin. Po kush të beson Ty more fshatar. Je kryehajdut i regjistruar me zë e figurë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore