Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur këtë të premte që të deputetëve të Lëvizjes së vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak,  për t’u gjykuar në liri.

Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të Kurtit e Haxhiut, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra me 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti. Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale, raportojnë mediat kosovare.

Kurti dhe Haxhiu ishin arrestuar për shkak të veprimeve të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)