TIRANE- Katër ish-drejtues në Policinë e Shtetit janë liruar nga detyra ditën e mërkurë me urdhër të Drejtorit të këtij institucioni, Artan Didi.
 
Të liruarit ushtronin detyrën e specialistit në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
 
Katër ish-drejtuesit e liruar nga detyra janë:
1) Tonin Vocaj, ish-Drejtor i Krimeve të Rënda
2) Astrit Halili, ish-Drejtor i Standardeve Profesionale
3) Arjan Bozhaj, ish-Drejtori i Policisë në Qarkun Fier
4) Nikolin Bala, ish-Drejtor i Operacionales në Polici
 
Shkarkimi nga detyra i 4 ish-punonjësve të Policisë vjen pas implementimit të Strukturës së re të Policisë së Shtetit, e cila parashikonte shkurtime në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)