Lirohen protestuesit e opozitës, Balliu: Me revolta bie regjimi i Ramës

Janë liruar të gjithë protestuesit e opozitës të cilët u shoqëruan nga policia pas protestës së datës 5 Mars. Sipas Prokurorisë nuk ka asnjë provë që ata kanë ushtruar dhunë. Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Mecja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu, Nikoll Cepa janë lënë në masën e arrestit detyrim paraqitje.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lazër Sallaku packa se prokuroria kërkoi arrest me burg. Në argumentimin e vendimit Sallaku u shpreh se prokuroria ska sjell asnjë provë që protestuesit të kenë dhunuar një efektiv policie.

Jashtë dyerve të Prokurorisë ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili deklaroi se ky vendim i Prokuorisë rrëzoi pretendimet se në protestën e PD ka pasur dhunë. Balliu tha se në protestën e 16 Marsit duhet të marrë pjesë çdo qytetar për hir të stabilizimit të vendit.

"Në protestën e opozitës nuk ka patur dhunë. Tanimë nuk ka ngelur asnjë rrugë tjetër përveç revoltës së qytetarëve. Vendi nuk ka qeveri as shtet. Për hir të stabilizimit të vendit i bëj thirrje çdo qytetari të marri në dorë fatet e këtij vendi për të rrëzuar qeverinë. Nëse bie sitemi politik nuk ka rrugë tjetër përveç revoltës. Me revolta bien regjime edhe më të forta se ai i Edi Ramës. Fuqia e njerëzve është shumë herë më e madhe se ajo e njerëzve në fuqi. Protestuesit janë provokuar. Qytetarëve që kanë gjashtë vite që i mohohen të drejtat e tyre, me çdo masë do rrëzojnë këtë qeveri", u shpreh Balliu.

Ky është grupi i dytë i protestusve që arrestohen nga policia , ku në përfundim të protestës së 16 shkurtit u prangosur dhe ish kreu policisë bashkiake florenc hoxha i cili tashmë kërkon lirin në apel.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 08/03/2019 16:40

    Po ea Rama nga protestat e rojes se Astirut Balliut te Fahriut , ky eshte gjynaf qe nuk bohet kryeminister.Ky o ma qut se Lyl Basha se ky menon me koken e vogel

    Përgjigju
  • Fredi: 08/03/2019 15:06

    Surrat arabi!

    Përgjigju
  • KOP-I dhe SHKOPI: 08/03/2019 14:46

    Epo shpreson se do vijne njerez te rinj ne Pd me, nje mentalitet e vizion ndryshe, per te reformuar Pd dhe rikrijuar KOPIN qe mund te japi nje alternative qeverisese dhe cfare ndodh gjen kete qe Program Politik ka BABALEN dhe TRADHTINE E VENDIT, ju i vete gropen perfundimisht Partise JoDemokratike. Dikur politikat ne Pd i bente KOP-I tani i ben SHKOPI. Ju jeni tradhtaret e votes tone dhe nuk ne votuesit nuk do ju falim kurre qe i dogjet mandatet pa na pyetur. Askush nga ju Huligane nuk do ta marri me voten time die mos guxoni te me vini per te me kerkuar voten ne fushate.

    Përgjigju
  • raul: 08/03/2019 13:46

    Rafsh ne gropen e hales me koke e mos dalsh me o plehre e politikes shqiptare , je njeriu me i urryer ne shqiperi per momentin dhe do ja jepja voten me mire nje partie fashiste se sa asaj partie qe te mban ty o antikap, ne radhet e saj, mjere partia qe te mban ty,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano