Lirimi nga qelia i protestuesve, mbështetës të Sali berishës, për deputeten Albana Vokshi është tregues se protesta e tyre ka qenë paqësore.
“Edhe seanca e sotme për masat e sigurisë së 18 protestuesve, dëshmoi që protesta e 8 Janarit ishte paqësore deri në fund. Të 18 demokratët nuk implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike, unë emrat e tyre nuk po i lexoj, 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Pa pasur asnjë fakt, arrestimi ishte i paligjshëm, janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara, për të çuar deri në fund skenarin. Ajo çka u vërtetua ishte se as organet ligjzbatuese nuk reaguan në kohëh e duhur pavarësisht se me 6 janar u raportua për to për persona me të shkuar kriminale. U sulmuam nga lart me sende të forta.
Hetimet do të vazhdojnë edhe në gjendje të lirë dhe shpresoj që të bëhen të rthelkuara dhe përgjegjësit e vërtetë të dalin para drejtësisë. Ka pasur dhunë dhe të lënduar,. Por nuk mund të arrestohen protestuesit që donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Është shtëpia jonë, pse unë dhe anëtarët e tjerë të komisionit nuk lejohen të futen në shtëpinë e tyre?”, ka thënë Vokshi.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme e 8 janarit, lirohen 34 të arrestuarit! Seancat u zhvilluan të ndara për mbështetësit e Berishës dhe Bashës (DOKUMENTI)
