Gjykata e Tiranës ka liruar 34 të arrestuarit nga protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë e PD. Masa ndaj tyre u dhanë në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës i mësuan masat të ndarë. Gjykata vendosi që 25 të arrestuarit t'u vendososej masa "detyrim paraqitje", ndërsa 9 të tjerë janë lënë të lirë pa asnjë masë.
I arrestuar në oborrin e PD, reperi i njohur si Stresi deklaroi para trupës gjykuese se është hera e parë që ai nuk e di pse ndodhet prapa hekurave. Edhe të tjerë protestues të pyetur thonë se ishin në Tiranë për punët e tyre personale.
Madje një prej tyre, Hajredin Asllan Gjura i cili është arrestuar me disa shkopinj në duar i tha gjykatësve se hunjtë i kishte marrë në Tiranë për të punuar tokën. Megjithatë, trupa e policisë ka grumbulluar materiale filmike të cilat pretendohet se vërtetojnë praninë e tyre në protestën e 8 janarit.
Të pranishëm në seancën për mbështetësit e Berishës ishin edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në PD si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu etj.
Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)
Lirimi nga qelia i protestuesve, mbështetës të Sali berishës, për deputeten Albana Vokshi është tregues se protesta e tyre ka qenë paqësore.
“Edhe seanca e sotme për masat e sigurisë së 18 protestuesve, dëshmoi që protesta e 8 Janarit ishte paqësore deri në fund. Të 18 demokratët nuk implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike, unë emrat e tyre nuk po i lexoj, 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Pa pasur asnjë fakt, arrestimi ishte i paligjshëm, janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara, për të çuar deri në fund skenarin. Ajo çka u vërtetua ishte se as organet ligjzbatuese nuk reaguan në kohëh e duhur pavarësisht se me 6 janar u raportua për to për persona me të shkuar kriminale. U sulmuam nga lart me sende të forta.
Hetimet do të vazhdojnë edhe në gjendje të lirë dhe shpresoj që të bëhen të rthelkuara dhe përgjegjësit e vërtetë të dalin para drejtësisë. Ka pasur dhunë dhe të lënduar,. Por nuk mund të arrestohen protestuesit që donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Është shtëpia jonë, pse unë dhe anëtarët e tjerë të komisionit nuk lejohen të futen në shtëpinë e tyre?”, ka thënë Vokshi.
Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë 34 personat e arrestuar gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës më 8 janar. Gjykata caktoi sot masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për 28 prej të arrestuarve, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
34 të arrestuarit për sulmin e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë dalë sot para Gjykatës për tu mësuar me masën e sigurisë. Në dosjen voluminoze të Prokurorisë janë zbuluar detaje të rëndësishme të asaj që ndodhi ditën e shtunë minutë pas minute. Mësohet se sa i takon ndërhyrjes policore në dosje nënvizohet se me gjithë planin e masave, në datën 8 janar policia u njoftua për ndihmë nga një qytetar brenda PD në orën 12.50, i cili ka nënvizuar se ndihej i kërcënuar. Vetëm 10 minuta më pas në sallën operative të policisë ka ardhur një tjetër telefonatë, këtë radhë nga ana e deputetëve te PD, dhe që ka bërë vënien e menjëhershme në lëvizje të uniformave blu.
Në dosjen hetimore të prokurorisë janë edhe dëshmitë e të arrestuarve. Nga më të njohurit është stresi i cili mësohet se ka thënë para akuzës së nuk e di pse e kanë arrestuar pasi ai nuk ka bërë asgjë, veçse ka marrë pjesë në protestë. Më poshtë gjeni dëshmitë edhe të shtetasve nga Kosova.
Disa nga dëshmitë në dosjen e Prokurorisë
Arkimed Sali Lushaj (STRESI)– I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se nuk e pranon akuzën, pasi ai nuk ka kryer asnjë vepër penale nga ato që policia i ka listuar. Ai ka marrë pjesë në protestë, por nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Ai shprehet se nuk e kupton arsyen e arrestimit në kushtet kur nuk ka kryer asnjë vepër penale e veprim të kundërligjshëm. Prova të tjera renditur për të nuk janë sjellë.
Valdrin Hido Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon se më 12:00, kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të shoqëruar nipin për në Norvegji. Ai ka qenë me vëllanë dhe tre djem xhaxhallarësh dhe një të quajtur Orges, student mjekësie. Janë afruar në Tiranë, kanë parguar mjetin në qendrën tregtare XX dhe kanë shkuar në kafen X, ku po porosisnin diçka dhe aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së dhe nuk orientohet dot në Tiranë.
Arben Teki Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon që më 13:00 kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të shoqëruar nipin për në Norvegji. Ai ka qenë me vëllanë dhe tre djem xhaxhallarësh dhe një të quajtur Orges, student mjekësie. Janë afruar në Tiranë, kanë parguar mjetin në qendrën tregtare XX dhe kanë shkuar në kafen X, ku po porosisnin diçka dhe aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së dhe nuk orientohet dot në Tiranë.
Orges Afrim Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon që më 12:00, ka qenë në një banesë në Tiranë, mandej ka shkuar te pedonalja për të pritur kushërinjtë e tij për një kafe te bar-kafe X, kur po porosisnin diçka aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së.
Qëndrim Besim Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e trajtojnë duke hedhur sende të forta drejt selisë së PD-së, ai pretendon që kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të përcjellë nipin për në Norvegji. Ai ka shkuar në zyrën e avokatisë XX, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka shkuar me mjet në qendrën tregtare X, ka parkuar mjetin në katin-III, ka shkuar te lokali X, ku do të takohej me kushërinjtë Arben Dervishaj, Valdrin Dervishaj, Orges Dervishaj, ka shkuar në tualet dhe, kur është kthyer, kamarieri i ka treguar që të tjerët i kishte marrë policia. Ai është afruar në furgonin e policisë dhe atje ka kërkuar arsyen e shoqërimit të tyre. Me dëshirën e tij është futur në mjetin policor dhe kërkon që t’i jepet arsye e saktë se përse mbahet i shoqëruar, kur nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm, sepse nuk i intereson kjo çështje partiake, që zhvillohet në Shqipëri.
Arben Hyda Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime procesverbale i cunguar.
Raporti i shërbimit për të pesë këta të lartpërmendur nga Kosova përshkruan që ata kanë qenë pjesë e njerëzve që ndodheshin jashtë godinës së PD-së dhe që kanë hedhur sende e objekte të forta drejt selisë, janë ndarë nga turma dhe kanë shkuar e janë ulur në kafen X; pas kësaj, forca policore janë afruar dhe i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 1 Tiranë.
Alban Ilir Zajmi – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në këtë protestë si simpatizantë i PD-së. Në prën 11:30 ka hyrë në oborrin e kësaj partie nga krahu i xhamisë dhe ka qëndruar në oborr. Sipas Raport-shërbimit rreth orës 12:50, Alban Zajmi është konstatuar duke qëlluar me gurë te selia e PD-së ndaj godinës. Për këtë arsye është shoqëruar në komisariat.
Hajredin Asllan Gjura – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruars e nuk ka asnjë lidhje me protestën, por ka ardhur në Tiranë për probleme vetjake. Ai ka telefonuar vëllain e tij dhe e ka pyetur se ku ishte dhe ai i është përgjigjur se ishte te rruga e Elbasanit, dhe pasi janë takuar të dy bashkë kanë shkuar për tek ura në drejtim të Toptanit. Ai thotë se shkopinjtë i ka gjetur në rrugë dhe ngaqë është hallexhi i ka marrë se i duheshin për t’i përdorur në shtëpinë e tij, pasi i vetmi mjet jetese që ka është punimi i tokës dhe atë e bën me punë krahu. Ka deklaruar gjithashtu se ka tre fëmijë të mitur ku më i madhi është 13 vjeç. Nga Raport-shërbimi rezulton se nga forcat policore rreth orës 12:30 u konstatuan dy vetë duke kryer veprime të dhunshme kundër punonjësve të policisë. Ata u mbajtën nën vëzhgim dhe, pas përfundimit të protestës, u ndaluan. Hajredin Gjura në momentin e ndalimit kishte në duar dy shkopinj druri që janë sekuestruar.
Denis Qemal Luku – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se nuk e pranon akuzën, sepse është anëtar i PD dhe aty ka qenë si anëtar i kësaj partie për një organizim të ligjshëm, për të cilin janë informuar autoritetet përkatëse. Ai shprehet se nuk është personi në pamjet që i janë treguar por, edhe nëse ka qenë, leva aty është gjetur dhe nuk ka marrë ai ndonjë levë me vete. Ai thotë se bashkë me të tjerë ka dashur të hyjë paqësisht brenda, por duke qenë se dera ishte e mbyllur përdorën sende për ta hapur. Ai shprehet se nuk ka kërcënuar njeri dhe nuk ka prishur rendin e qetësinë publike, pasi ka qenë në një mjedis të mbyllur. Ai thotë se nuk ka penguar qarkullimin dhe nuk ka rrezikuar asnjë jetë personi. Nuk ka shkatërruar asnjë pronë, por ka hapur derën e partisë së tij, subjektit që përfaqëson dhe nuk ka kallëzim nga subjekti që përfaqëson në lidhje me këtë. Sipas tij, shoqërimi i tij është i paligjshëm. Ka fotografi që e tregojnë me një levë duke u orvatur të hapë derën e jashtme në katin e parë të PD-së.
Albano Gjovalin Stolaj – I pyetur si person nën hetim në lidhje me intervistën në mjediset e PD-së dhe dyshimet se ka marrë pjesë në veprime të dhunshme ka deklaruar se në protestë ka qenë si anëtar i PD dhe sekretar i degës nr. 5. Ai nuk është dakord me akuzat që i janë treguar nga policia. Në lidhje me këtë shtetas është mbajtur procesverbal këqyrje-marrje pamje filmike, datë 08.01.2022, me pamje të administruara nga mediat ku shihet Albano Stolaj duke dhënë intervistë nga brendësia e selisë së Partisë Demokratike.
Ber Arben Begeja – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për akte të dhunshme ai pretendon që në protestë ka shkuar si kryetar seksioni i PD-së, por nuk pranon të ketë kryer asnjë veprim të dhunshëm.
Duleman Hasan Marku – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me pamje filmike që e tregojnë duke hyrë me dhunë në mjediset e selisë së PD-së, ai nuk pranon të shpjegojë dhe dëshiron të përfitojë nga kjo e drejtë më vonë. Raporti i shërbimit datë 08.01.2022, ora 15:00, në lidhje me këqyrje pamjesh filmike e tregon atë duke hyrë dhunshëm në mjediset e PD-së. Për këtë të dyshuar është kryer këqyrje trupore e shoqëruar me fotografi.
Mirash Zef Rrathori – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me kapjen si pjesë e një grupi vetash me shkopinj në duar, pas selisë së PD-së, ai pretendon që ka qenë i ulur në trotuar sepse nuk ndihej mirë me shëndet, dy policë i janë afruar dhe e kanë kapur për krahu dhe e kanë shoqëruar. Ai pretendon që kishte lënë mjetin e tij në parkingun e qendrës tregtare X, ndodhej në Tiranë për probleme vetjake dhe nuk ka qenë pjesë e protestës. Raporti i shërbimit datë 08.01.2022, tregon që një patrullë policore e DVP Tiranë ka vënë re më 13:40, pas selisë së PD-së, te hyrja e qendrës tregtare, një grup individësh të organizuar, me shkopinj në duar, nën drejtimin e një djali rreth 180 cm shtatlartësi, i shëndoshë, bardhosh, flokërënë, me xhup të zi me mbishkrimin “Moncler”; në orën 13:45, ndërsa i vëzhgonin, një mashkull rreth 40 vjeç, me të zeza, me urdhër të drejtuesit të grupit, u ka marrë shkopinjtë e drurit dhe është larguar me shpejtësi pa u arritur të ndalohet prej policëve. Ndodhur në kushte të pavarazisë në forca, kanë kërkuar ndihmën e forcave Shqiponja, dhe kanë arritur të shoqërojnë vetat e tjerë të mbetur të grupit; ata u identifikuan si Emiliano Çekini, Klavdo Çekini, Mirash Rrathtori e Gjon Pepaj. Raporti i shërbimit i patrullave Shqiponja tregon pak a shumë të njëjtat rrethana.
Emiliano Kolë Çekini – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me kapjen si pjesë e një grupi vetash me shkopinj në duar, pas selisë së PD-së, ai pretendon që ka qenë në afërsi të qendrës tregtare me vëllanë e tij, sepse interesohej për të vlerë disa ngrohëse dhe ndriçues për sipërmarrjen e vet.
Gjon Pepaj-I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Suat Idrizi, ai ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të takuar avokatin e tij sepse ka një çështje civile që po e ndjek; duke qenë se nuk e njeh mirë Tiranën, makinën e ka parkuar te qendra “Toptani”. Më pas është kthyer për të marrë makinën e tij. Ai deklaron se donte të kthehej në shtëpi sa më parë pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në një aksident. Në momentin që është afruar tek qendra “Toptani” ka takuar disa vetë që i njihte; gjatë kohës që ishte me ata, përreth 5 minuta, u janë afruar punonjës policie dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Gjon Pepaj është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.
Klavdo Çekini-I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Ramiz Billa, ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, por pa kryer asnjë veprim të dhunshëm; ndodhej afër qendrës “Toptani” për të marrë mjetin që kishte parkuar aty. Klavdo Çekini është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.
Armando Çardaku-I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe që ndodhej në Tiranë për punët e veta. Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Armand Çardaku është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.
Agostin Pali-I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që kishte marrë pjesë në protestë, kishte ndenjur jashtë oborrit të selisë dhe nuk kishte kryer veprime të kundërligjshme. Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Agostin Pali është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.
Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunim dhe shkatërrim të selisë së PD në protestën e 8 janarit. 54-vjeçari Lefter Seleni akuzohet i përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.
Ndalimi i tij rëndojnë veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dalja para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë duket se nuk përbën një problem për reperin Arkimed Luashaj, i njohur si Stresi, që u arrestua gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës. Ai ka përshëndetur me dy gishtat lart, ndërsa shihet teksa buzëqesh i lumtur në kafazin e xhamtë, aty shumica e njerëzve presin me ankth vendimin e trupës gjykuese.
"Është hera e pare që jam arrestuar padrejtësisht. Çdo herë tjetër arrestimi im ka qenë i ligjshëm", ka thënë Stresi.
Ne Amerike akoma vazhdojne arrestimet dhe denimet per ngjarjet e 6 Janar 2021.Ne Shqiperi,prokuroria ben rolin e avokatit e ndihmuar nga gjykata dhe i liron akoma pa u bere java.C'dreqin drejtesi eshte kjo?! Sa per Stresin,a nuk kerkohej ky dhe per remujat kur u vra K.Rasha,apo ia zbardhen rezymene ?
PërgjigjuShif ca fytyre si travesty haa,haa
PërgjigjuPo ca mereni me zgjeps malok Stresin, ai bie era dhi, era kerrme.
PërgjigjuPo loket e Tropojes eren e qelbur te ahurit e kane parfum
Edhe pretendojm te bashkohemi me familjen e madhe Europiane. Jo Jo Jo Jo Jo duhen mjaft vite , shum koh qe shqipetaret jan denuar te presin edhe shum vite. Cfar duhet te ndodh qe te meresh dhe te denohesh me shum se sa pam me dt.8 janar dhe jo vetem dhe e njejta gje si perher. Policia arreston gjykata leshon valle nga 30 vjet qe e shikojm. Mosha mbi 40 vjec I iku jeta per lesh,por me vjen keq per moshat e reja qe edukohen me kete lloj pamje makabre.
PërgjigjuPaqesore?! Jo,nuk ishte,por gjykata po mundohet te vendose nje fare qetesie midis paleve,ate qe Vokshi e kupton ,por nuk do ta thote. E rendesishme qe keto fytyra te shemtuara si Vokshi dhe te tjere jane afer fundit te tyre. Te paafte,servila dhe bythelepirsa gjithe jeten Mbroheni "Komandantin", por ky eshte edhe fundi juaj si perfaqesues te shqiptareve. Askush nuk e do me Berishen,askush nuk do me nje PD shkaterruese,vec ca militanteve te mjere,qe fatkeqesisht intiligjenca nuk ua kap lojen dhe se si ata po perdoren si mish per topin e Vokshit dhe Co.
PërgjigjuShikoni o Shqiptar se çfar fytyrash jan Avookatët të gjith me 8 klas shkoll e jan bër Avokat nga krimineli hajdut Salhe bajga. O çfar tmerri ça i ka bo Shqipris malooku Salmut. E vazhdon e djeg Shqiprin e öihet i lir e pa besushme e pa besushme.
PërgjigjuQesharake aty ska drejtësi, si ka mundësi një njeri të jetë arestuar kaq herë për dhunën dhe të lihet i lirë si pune e Strsit, në një vënd që funksion drejtësia sdo dilte pa nja 4 vjet dënimë se e ka përsëritur.
Përgjigju