Lirohen serbët e arrestua

Lirohen serbët e arrestua
Derisa Serbia dhe ministri i policisë Daçiq kërcënon dhe arreston shqiptarët, Kosova i ka liruar serbet e arrestuar ditë më parë.

Katër serbët e arrestuar dy ditë më parë do të kthehen në shtëpitë e tyre, por nën kushtet e arrestit shtëpiak. Kështu ka vendosur gjatë ditës Gjykata Komunale e Gjilanit, duke i'u caktuar atyre nga 30 ditë arrest shtëpiak megjithëse prokuroria kërkoi paraburgim.

Ata akuzohen për nxitje të urrejtjes, përqarjes ndërmjet grupeve etnike e fetare që sipas nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës mund të dërnohen me gjobë apo der në pesë vite burgim.Katër serbët kosovarë u arrestuan tek Dheu i Bardhë nga Policia e Kosovës pasi posedonin material zgjedhor dhe kishin synim përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve serbe.

Poashtu, rasti tjetër kur ditë më parë u arrestua Snezana Antonijevic në afërsi të Vushtrrisë, bashkë me katër serbë të tjerë, pasi që tek ta u gjet material propagandues, përkatësisht, gazeta të “lëvizjes çetnike", Policia e Kosovës konfirmon se e  ka liruar nga paraburgimi serben nga Beogradi me kaucion.

Avokati mbrojtës, Ljubomir Pantovic, i ka thënë agjencisë Beta se ajo është liruar që të mbrohet në liri, pasi ka paguar kaucionin në vlerë prej pesë mijë eurosh.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet